Një seminar për dopingun midis skandalit të dopingut në Peshëngritje

Share Button

Anti-dopingu-Donati-2015

AlbanianSport.com 30.01.2014 13:05

ASNN – Në një kohë që përdorimi i substancave të ndaluara ka tronditur nga themelet sportin shqiptar, në Tiranë është organizuar seminari “Jo dopingut, sport i pastër”. Të pranishëm ishin të gjithë protagonistët e sportit, që nga drejtuesit e Ministrisë, te ata të Komitetit Olimpik dhe të federatave në vend, por në lidhje me skandalin e dopingut në peshëngritjen shqiptare u tha pak. Përgjigjet e analizave të peshëngritësve shqiptarë kanë javë që kanë dalë, por ende nuk ka konkluzione, përgjegjës apo masa.

Për parandalimin e fenomenit të dopingut u fol shumë, madje u hodhën si zgjidhje edhe ide origjinale siç ishte ajo e marrjes së kulturës fizike dhe sportive që në moshën 3-vjeçare. Por nëse aktorët e sportit në vend ende nuk kanë analizuar skandalin e fundit të dopingut, një ide më të qartë kishte i ftuari në këtë seminar, Sandro Donati. Këshilltari i WADA-s, Agjensisë Ndërkombëtare Anti-doping, u shpreh se rastet e përsëritura të dopingut janë shqetësuese dhe se sportistët nuk janë përgjegjësit e vetëm.

“Me skandalet e dopingut në peshëngritje janë përballur shumë vende dhe jo vetëm Shqipëria, – ka deklaruar Donati gjatë seminarit të djeshëm. – Por është i rëndë fakti që shumë peshëngritës kanë rezultuar me doping. Në këto raste duhet të kuptohet se atleti nuk është kurrë i vetëm. rreth tyre ka njerëz të tjerë përgjegjës dhe është qartë së në raste të tilla duhet hetuar në mënyrë të thelluar për të kuptuar se cilat janë përgjegjësitë rreth atletit.”

“Sigurisht, këto probleme, këto skandale mund të parandalohen me kontrolle surprizë përpara veprimtarive të rëndësishme. Këto kontrolle suprizë duhet të bëhen nga persona të pavarur dhe jo nga federatat përkatëse. Të pranishmit në këtë seminar u njohën edhe me ndryshimet në kodin e ri botëror anti-doping”, – ka përfunduar Sandro Donati, këshilltari i WADA-s, Agjensisë Ndërkombëtare Anti-Doping .

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh