AlbanianSport.com 25.07.2017 15:15
ASNN – Jo më kot, ajo quhet “El Klasiko”, pasi vë përballë dy rivalet e përjetshme të futbollit spanjoll, por edhe atij evropian, Barcelonën dhe Realin. Dhe, në një përkim të rrallë, kjo super-sfidë do të vijë për futbolldashësit 3 herë brenda dy javëve të ardhshme.
Duke nisur nga përballja e 29 korrikut në Floridën e Jugut, në turneun miqësor amerikan. Por dy sfidat që vlejnë një trofe janë ato të mesit të gushtit, ku Reali dhe Barcelona do të përballen në dy sfidat e Superkupës së Spanjës. Ajo është padyshim një nga përballjet më të shumëpritura në botën e futbollit.
Dhe jo më kot, ajo quhet “El Klasiko”, pasi vë përballë dy rivalet e përjetshme të futbollit spanjoll, por edhe atij evropian. Duke nisur nga përballja e 29 korrikut në Floridën e Jugut, në turneun miqësor të njohur si “International Champions Cup”. Në fakt, kjo është “El-Klasiko”-ja e parë miqësore që nga viti 1982.
Kjo miqësore është edhe një mundësi e mirë për të provuar lojtarë të rinj. Por dy sfidat që vlejnë një trofe janë ato të mesit të gushtit, ku Reali dhe Barcelona do të përballen në dy sfidat e Superkupës së Spanjës, më 12 gusht në “Kamp Nou” dhe 3 ditë më pas, në Santiago Bernabeu”.
Me pak fjalë, 3 sfida “El Klasiko” në dy javë, e bëjnë gushtin në një muaj shumë të nxehtë…