AlbanianSport.com 10.01.2016 10:50
ASNN – Duket se do të ketë një derbi historik anglez në merkato për shqiptarin që luan me përfaqësuesen e Zvicrës, pasi Arsenali dhe Liverpuli janë duke luftuar “kokë më kokë” për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës.
Ajo që është e sigurt është se, mesa duket, mesfushori shqiptar i Borusias së Mënshengladbahut, Granit Xhaka, se po luan sezonin e tij të fundit në Bundesligën e parë gjermane.
Shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim për shqiptarin, por më serioze duken dyshja historike, Arsenali dhe Liverpuli.
Një ditë pas lajmeve se Liverpuli ka ofruar 37 milionë stërlina për Xhakën, “Daily Star” shkruan se tani edhe Arsenali ka ofruar shifër të ngjashme për futbollistin e përfaqësueses zvicerane.
Përveç Xhakës, trajneri Arsen Venger dëshiron në skuadër edhe futbollistin e Paris SG-së, Adrien Rabiot, që do t’u kushtonte atyre rreth 15 milionë stërlina.