Një anketë në “Facebook” dhe formacioni i vitit si duhet të ishte

Share Button

Facebook-Kategorie-e-Pare

Nga Gjergj Vyshka 30.12.2014 15:15

Kategoria e Parë në “Facebook” shpall 11-shin më të mirë të vitit. Por a mund të cilësohet real ky votim, kur ka dhe skuadra të tjera më të mira se këto të dyja? Faqja në “Facebook”, Kategoria e Parë, ka hapur një sondazh ditët e fundit për tifozët, të cilët duhet të votonin formacionin më të mirë të vitit. Dhe ai është me skemën taktike 4-4-2: Gjokoviç (Tërbuni) – Danaj (Tërbuni), Bello (Sopoti), Kelmendi (Sopoti), Mone (Tërbuni) – Lezi (Sopoti), Cake (Sopoti), Kastrati (Sopoti), Mziu (Tërbuni) – Polisi (Sopoti), Malo (Besëlidhja). Dhe pyetja që lind në këto raste, a është realisht ky formacioni më i mirë i Kategorisë së Parë për pjesën e parë të sezonit?

Në një kampionat që ka 20 skuadra, të ndara në Veri e Jug, por që më së shumti 7 prej tyre janë pretendente për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, nuk është reale një dominim i Tërbunit dhe i Sopotit në këtë 11-tësh. Nëse lojtarët e skuadrës pukjane, edhe duke qenë kryesues të grupit të Veriut në Kategorinë e Parë, e meritojnë një gjë të tillë, formacioni i Sopotit, edhe me atë paraqitje jo fort bindës që bëri më 20 dhjetor ndaj Dinamos në “Selman Stërmasi” nuk është se mund të kishte kaq shumë lojtarë në këtë formacion. Nga komentet e votuesve në faqen e facebookut të Kategorisë së Parë, mungojnë Fonseka, që ka shënuar 9 gola, si dhe Karapici i Mamurrasit.

Pa harruar portierin e Lushnjës, Mikel Spahon, apo kapitenin e Butrintit, Muço. Po pse jo mund të ishte dhe Turdiu e Imami të Dinamos si shënuesit më të mirë të bluve në 12 javë kampionati me nga katër gola secili. Apo dhe Jasmin Raboshta i Butrintit, i cili me 17 gola në të gjithë vitin 2014 është i dyti pas Pero Pejiçit të Kukësit, sipas një studimi që ka bërë gazetari sportiv shqiptar, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Enver Tonuzi. E thënë ndryshe, përtej përpjekjeve të faqes në “Facebook” të Kategoria e Parë, ky 11-tësh nuk mund të jetë, sepse është më tepër subjektiv, se sa objektiv.

Gjithsesi Kategoria e Parë ka dhe 16 javë për të përfunduar sezonin e saj, ndërsa Tërbuni e Lushnja janë kryesues me meritë në përfundim të pjesës së parë të sezonit në Veri dhe në Jug.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh