AlbanianSport.com 11.03.2015 18:00
ASNN – Borusia e Dortmundit ka filluar fushatën “jo birrë për racistët”. Në të janë përfshirë klubet e tifozëve që mbështesin skuadrën e që do të shpërndajnë një milionë kartonë publicitarë, që vendosen poshtë gotave kur porosit birrë në “pub”. Qyteti në krahinën e Ruhrit është një nga skenat më të mëdha politike në Gjermani.
Kërcënimet me jetë për gazetarët që mbulojnë fushatën u bënë publike pas sulmit ndaj një gazetari në fillimin e kësaj jave. Borusia e Dortmundit ka qenë në lajmet kryesore së fundi edhe për përplasjet verbale mes tifozëve dhe forcave të sigurisë në Stadiumin e saj, “Signal Iduna Park”.
Klubi ka vendosur të përjashtojë të gjithë njerëzit që përdorin përshëndetje dhe simbole naziste, si pjesë e një projekti për “zero tolerancë” në “Vestfalenstadion”. Ndërsa të martën startoi fushata “Jo Birrë për Racistët”, me sloganin: “Borusia, birra dhe Nazistët? Nuk funksionojnë!”
Në mbështetje të kësaj fushate, klubi botoi në faqen zyrtare në internet, fakte të papranueshme të sjelljes së nazistëve dhe rracistëve. Presidenti Reinhard Rauball do të shtonte – “Për tolerancën dhe Borussia-n kundër rracizmit dhe ksenofobisë”.