AlbanianSport.com 05/09/2021 16:55
ASNN – A i ndjeni zilet të tringëllojnë? Është melodia e një fillimi të ri! Emocione të forta, sfida të reja, aventura dhe njohuri të pafundme gati për t’u përvetësuar! Është koha të hyni në mendësinë e një kampioni të vërtetë për të dhënë maksimumin tuaj gjatë gjithë vitit shkollor. Fëmijët janë gjatë gjithë kohës në lëvizje. Nga shtëpia në shkollë dhe më pas në fushën e sportit, ata kanë nevojë për rehatinë e veshjes së duhur.
Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë “adidas” është kujdesur të sjellë për nxënësit e të gjitha grupmoshave, veshjet, atletet dhe aksesorët më cilësorë, me çmimet më konkurruese. Nga modelet klasike dhe deri te ato më të veçantat, gjithsecili mund ta gjejë lehtësisht stilin e tij. Bluzat, kostumet, aksesorët dhe atletet më komode do të jenë mbështetja më e madh e fëmijëve tuaj në ditët kur ata kanë më shumë nevojë.
Një vëmendje të veçantë meriton aksesori më i dashur, i cili do të qëndrojë çdo ditë të vitit pranë fëmijëve tuaj, çanta.
Tashmë një trend i cili duket se s’do të dalë kurrë nga moda, çantat “adidas” vijnë çdo vit me dizajne të reja, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, dhe sigurisht që tradita vazhdon. Çdo çantë mund ta përfitoni me 50% ULJE! Përtej veshjeve të përvitshme, një aksesor i ri që i është shtuar listës së produkteve është maska.
Këtë vit shkollor fjalët kyçe të çdo prindi, mësuesi apo institucioni arsimor janë siguria dhe mbrojtja ndaj COVID-19! Të gjendur përpara një situate të tillë, adidas ka ndërmarrë hapa për të ndihmuar në mbrojtjen e të gjithëve përmes maskave të ripërdorshme. Ato janë të rehatshme dhe ofrojnë lehtësi në frymëmarrje. Çfarë po prisni më gjatë?
Vizitoni dyqanet “adidas” dhe kompletoni veshjet e vogëlushëve tuaj me produktet më cilësore.
Emocionet e fillimit të shkollës marrin nuancat më të bukura me “adidas”!