Gjergj Vyshka 20.05.2016 15:25
Federata Shqiptare e Basketbollit, përmes shkresës së shpërndarë për mediet dhe firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Korab Llazani, ka zbardhur datat e 5 ndeshjeve finale për femra.
Gjithçka do të luhet në aksin Vlorë-Durrës, sepse tashmë finalja e titullit “kampion” do të diskutohet mes Flamurtarit dhe Goga Basket. E nisja bëhet sot në Vlorë, për të vijuar të martën e ardhshme në “Ramazan Njala” të Durrësit.
Rikthehet përsëri të premten në Vlorë dhe nëse do të jetë e nevojshme, sepse “kampionia” shpallet me tre ndeshjet të fituara, do të luhet më 31 maj në Durrës dhe më 3 qershor në Vlorë.
Ne atë ndeshje të fundit të fituar në Vlorë, 67-54 në fazën e tretë, Goga Basket ka dhënë sinjale se di të fitojë ndaj Flamurtari. Që do të thotë se pritet një finale e ethshme, ndërsa sot nis lufta finale për titull kampion mes Flamurtarit dhe Goga Basket.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kalendari i “play-off”-it
për titull “kampion”
Kategoria e Parë
Finalet:
20 maj 2016:
Flamurtari – Goga Basket ora 18:00
Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë
24 maj 2016:
Goga Basket – Flamurtari ora 18:00
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
27 maj 2016:
Flamurtari – Goga Basket ora 18:00
Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë
31 maj 2016:
(nëse do të jetë e nevojshme)
Goga Basket – Flamurtari ora 18:00
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
3 qershor 2016:
(nëse do të jetë e nevojshme)
Flamurtari – Goga Basket ora 18:00
Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë