Gjergj Vyshka 17.04.2015 09:00
Java e 31-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit ngre siparin me sfidën Laçi-Teuta, atje ku përballen dy skuadra me objektiva krejt të kundërta. Formacioni vendas, i drejtuar nga trajneri Armando Cungu kërkon me çdo kusht fitoren në shtëpi për të shpresuar deri në fund për një vend në Ligën e Evropës nëpërmjet kampionatit, pavarësisht asaj që do të mund të ndodhë të mërkurën e ardhshme në ndeshjen e kthimit të raundit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë me Tiranën.
Kurbinasit aktualisht renditen në vendin e 5-të në kuotën e 54 pikëve, 5 më pak se Partizani dhe 6 më pak se Tirana, por kalendari i ndeshjeve të mbetura i favorizon ndjeshëm futbollistët e Armando Cungut, pasi kanë vetëm një sfidë direkte me bardheblutë në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet. Mirëpo kalendari i ndeshjeve të mbetura paralajmëron Teutën që duhet të marrë pikë në çdo ndeshje për të shmangur rrezikun Apolonia që i vjen nga pas.
Kundër formacionit të Gentian Begejës në këtë rast flet edhe historia përplasjeve direkte në dy sezonet e fundit. Djemtë e Detit suksesin për herë të fundit kanë triumfur në “Niko Dovana” në shtator të 2013, ndërsa në 5 sfidat pasardhëse janë mundur 4 herë dhe kanë barazuar në vetëm një takim..
Kategoria Superiore
Java e 31-të:
Të premten, 17 prill 2015:
Laçi – Teuta ora 16:00
Stadiumi i Laçit
Të shtunën, 18 prill 2015:
Elbasani – Tirana ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Vllaznia – Flamurtari ora 14:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Të dielën, 19 prill 2015:
Partizani – Kukësi ora 17:00
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Skënderbeu – Apolonia ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 30 19 6 5 48-16 63
- Kukësi 30 19 5 6 47-20 62
- Tirana 30 18 6 6 39-20 60
- Partizani 30 18 5 7 33-21 59
- Laçi 30 15 9 6 36-16 54
- Flamurtari 30 9 7 14 24-28 34
- Vllaznia 30 11 3 16 25-33 33
- Teuta 30 8 2 20 26-44 26
- Apolonia 30 5 4 21 11-47 19
- Elbasani 30 4 1 25 15-59 13