AlbanianSport.com 20.12.2014 12:55
ASNN – Me takimin midis Apolonisë dhe Laçit, që luhet në Fier dhe do të nisë pas pak, në orën 13:00, ngre siparin java e 18-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Kjo javë vazhdon sot pasdite me takimin e orës 16:00, midis Elbasanit dhe Partizanit, ndërsa 3 takimet e tjera luhen të dielën, duke nisur nga ora 17:00.
Në Shkodër, Vllaznia pret Skënderbeun, ndërsa kryesuesja e renditjes, Kukësi, është mysafire në Vlorë, për t’u ndeshur me Flamurtarin vendas.
Takimi i fundit i kësaj jave, ai midis Tiranës dhe Teutës, që do të luhet të dielën, duke nisur nga ora 17:00, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Kukësi kryeson renditjen me 35 pikë, dy më tepër sesa Skënderbeu dhe Partizani, ndërsa Tirana mban vendin e 4-t, me 32 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 18-të
Të shtunën, 20 dhjetor 2014:
Apolonia – Laçi (13:00)
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Elbasani – Partizani (16:00)
Stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan
Të dielën, 21 dhjetor 2014:
Tirana – Teuta (17:00)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Vllaznia – Skënderbeu (17:00)
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Kukësi (17:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë