AlbanianSport.com 06.02.2016 23:30
ASNN – Shoqata e Minifutbollit Shqiptar ka vendosur të nderojë Alfred Ziajin, krijuesin dhe ish-president i kësaj shoqate me një turne, i cili do të mbajë emrin e tij. Këtë fundjavë në pallatin e sportit “Flamurtari” në Vlorë, 8 ekipe po konkurrojnë për të marrë trofeun.
Një nga figurat e shquara të futbollit vlonjat, Alfred Ziaj, do të përkujtohet me një trofe të veçantë. Me organizim të Shoqatës së Minifutbollit Shqiptar, 8 ekipe, e më konkretisht Tirana, Titans, KS “Ali Demi”, Teuta, Birra “Kaon”, Vllaznia, Edra Vlora dhe Flamurtari po garojnë në Vlore për Kupën “Alfred Ziaj”.
Presidenti i Shoqatës së Minifutbollit Shqiptar, Klodian Kadiu, është shprehur se ky turne do të jetë i përvitshëm dhe bëhet në nder të kësaj figure të shquar të futbollit shqiptar. “Pa Alfred Ziajin nuk do të ekzistonte as futbolli i sallës, sepse ishte përkushtimi i tij që e mbajti gjallë këtë sport”, – tha ai.
Të shtunën janë zhvilluar ndeshjet me sistem eliminimi, ndërmjet skuadrave e pjesëmarrëse, ndërsa të dielën do të luhet gjysmëfinalet dhe finalja e Turneut të Minifutbollit “Alfred Ziaji”. Bashkë me këtë turne janë planifikuar edhe veprimtari të tjera në nderim të kësaj figure të futbollit vlonjat dhe të minifutbollit.
Vlore kupa ALFRED ZIAJ
Posted by VLORA News on Saturday, February 6, 2016