Gjergj Vyshka 12.03.2016 08:45
Në takimin që ngriti siparin e javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, Studenti i trajneres së mirënjohur, Fiorentina Mitkut, jo vetëm që ka bërë surprizën, por, duke marrë fitoren e dytë radhazi, këtë herë ndaj Kamza Basket, i ka ndezur edhe më shumë shpresat e veta për të qenë ndoshta në “play-off”.
Aq më tepër që përpara është faza e tretë. Nga një pjesdë e parë, e fituar bindshëm nga Kamza Basket, me shifrat 8-18, ka një përmbysje nga Studenti, që duke fituar pjesën e dytë 21-13, ngushton në pushim rezultatin në 29-31. Fiton pjesën e tretë 18-9 dhe përmbys në 47-40.
E po kështu bën dhe në të katërtën 18-13 dhe në fund 65-53 dhe një fitore bindëse për të besuarat e Fiorentina Mitkut. Takimet e tjera të kësaj jave luhen sot dhe spikat Flamurtari-Tirana, që luhet në Vlorë, duke nisur nga ora 11:00. Dy duelet e tjera, Goga Basket-Elbasani dhe Skënderbeu-Vllaznia, luhen përkatësisht në ora 12:00 dhe 16:00.
Studenti – Kamza Basket 65-53
(8-18, 21-13, 18-9, 18-13)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 14-të
(11-12 mars 2016)
Të premten:
Studenti – Kamza Basket 65-53
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana ora 11:00
Goga Basket – Elbasani ora 12:00
Skënderbeu – Vllaznia ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 13 13 0 994-763 26
- Goga Basket 13 9 4 1011-842 22
- Tirana 13 9 4 932-855 22
- Vllaznia 13 7 6 894-886 20
- Skënderbeu 13 6 6 881-905 19
- Studenti 14 5 9 787-935 19
- Kamza Basket 14 4 10 735-837 18
- Elbasani 13 0 13 722-941 13