AlbanianSport.com 03.02.2017 16:15
Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë, është rikthyer sot në fushën e blertë, për herë të parë këtë vit, me ndeshjen e parë të javës së 14-të të grupit B, apo Grupit të Veriut, atë midis Tomorit dhe Pogradecit. Kjo ndeshje, që u luajt në Berat dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, u fitua nga miqtë me një gol të vetëm.
Pavarsisht vëllimit të lojës dhe rasteve të krijuara nga Tomori dhe Pogradeci, fiton dhe merr një fitore të vyer, duke mbetur në vendin e 6-të, por tashmë me 17 pikë, dy më pak sesa beratasit. Ndeshjet e tjera të grupit B, por edhe ato të grupit A, apo Grupit të Veriut, luhen të shtunën, duke nisur nga ora 14:00.
Bën përjashtim sfida Dinamo-Sopoti, që do të luhet një orë më herët dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, ku të dyja skuadrat ndajnë vendin e 7-të dhe të 8-të, me nga 13 pikë secila. Java e 14-të mbyllet të hënën, me takimin e orës 13:00, midis Kamzës dhe Mamurrasit, që gjithashtu do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i RTSH-së.