Gjergj Vyshka 04.01.2015 11:15
Ka nisur dje java e 10-të e Kategorisë së Tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Dhe në grupin A, Eagles dhe Flabina e kanë nisur me fitore.
Eagles ka fituar me Internacionalin pastër 2-0, ndërsa tashmë është ngjitur në vendin e tretë.
Por të njëjtën gjë ka bërë dhe Flabina, e cila duke mundur Drini FK 2014, skuadrën e fshatit Zdojan, është rehabilituar pas disfatës tenistike të një jave më parë me Bulqizën.
Në këtë javë të 10-të në grupin A në qendër të vëmendjes është ndeshja e dy kryesuesve mes Bulqizës dhe Kevitanit, e cila do të zhvillohet sot në ora 14:00.
Kategoria e Tretë tashmë është bërë një kampionati, i cili ia vlen të ndiqet.
Kategoria e Tretë
Grupi A
Java e 10-të
(3-6 shkurt 2015)
Të martën:
Internacional – Eagles 0-2
Të mërkurën:
Flabina – Drini FK 2014 2-1
Të enjten:
Bulqiza – Kevitan
AAS – Spartaku Tirana
Djelmnia – Sporting Tirana
Ada Velipojë B – Shkëndija Tiranë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kevitan 9 9 0 0 60-4 27
- Bulqiza 9 9 0 0 52-6 27
- Eagles 10 7 1 2 24-11 22
- Spartaku 9 7 0 2 45-14 21
- Djelmnia 9 5 0 4 30-8 15
- Internacional 9 3 1 5 19-24 10
- Ada Velipojë B 9 3 1 5 13-19 10
- Flabina 10 3 1 6 18-34 10
- Shkëndija Tiranë 9 3 0 6 13-29 9
- AAS 9 2 0 7 10-58 6
- Drini FK 9 1 1 7 8-54 4