AlbanianSport.com 23.10.2016 08:45
ASNN – Më në fund ka nisur edhe sezoni i ri i Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra, i cili këtë vit ka edicionin e tij të 8-të. Këtë sezon, janë 10 skuadra që marrin pjesë dhe, në takimet e javës së parë spikati fakti se, në 5 ndeshje u shënuan 33 gola, me një mesatare të jashtëzakonshme, prej 3.3 golash për ndeshje, çka nxjerr në pah disnivelin e madh midis skuadrave.
Kampionia në fuqi, Vllaznia, ka fituar 7-0 në shtëpi në derbin shkodran me AAS-në, ndërsa një rezultat edhe më të thellë, 8-0, ka arritur një tjetër rivale për titull, Kinostudio, e cila mposhti Juban Danjën. Por rezultati më i thellë i javës ishte ai që Tirana AS korri ndaj “The Door”, pasi vajzat bardheblu fituan me shifrat 10-0. Në takimet e tjera, Apolonia mposhti Teutën 5-0, kurse Skënderbeu fitoi me vështirësi, 2-1, me Dajtin.
Kampionati i 8-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e parë
(22 tetor 2016)
Kinostudio – Juban Danja 8-0
Skënderbeu – Dajti 2-1
Vllaznia – AAS 7-0
Tirana AS – The Door 10-0
Apolonia – Teuta 5-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tirana AS 1 1 0 0 10-0 3
- Kinostudio 1 1 0 0 8-0 3
- Vllaznia 1 1 0 0 7-0 3
- Apolonia 1 1 0 0 5-0 3
- Skënderbeu 1 1 0 0 2-1 3
- Dajti 1 0 0 1 1-2 0
- Teuta 1 0 0 1 0-5 0
- AAS 1 0 0 1 0-7 0
- Juban Danja 1 0 0 1 0-8 0
- The Door 1 0 0 1 0-10 0