AlbanianSport.com 31.01.2015 08:25
ASNN – Një gol i shënuar nga Ndikumana në minutën e 85-të të takimit ka mjaftuar për t’i dhënë 3 pikët dhe përkohësisht kryesimin e tabelës së renditjes për skuadrën e Tiranës.
Në ndeshjen kundër Flamurtarit, të zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak të rikonstruksioneve që po kryhen në dy stadiumet e kryeqytetit bardheblutë ishin më këmbëngulës për të marrë 3-pikëshin.
Megjithë përpjekjet e tyre, pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-0. Në të ditën skuadra e Gugash Maganit shton përpjekjet dhe pak minuta para golit godet edhe shtyllën e majtë të portës së vlonjatëve.
Pas kësaj fitoreje Tirana ngjitet në kuotën e 41 pikëve, po aq sa Kukësi, por veri-lindorët kanë një ndeshje më pak, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Skënderbeu me 37 pikë, sërish me një ndeshje më pak.
Të shtunën Kukësi luan në fushën e tij përballë Elbasanit, Skënderbeu pret në Korçë skuadrën e Laçit, Teuta përballet në Durrës me Vllazninë, ndërsa Partizani udhëton në Fier për t’u përballur me Apoloninë vendase.