Gjergj Vyshka 19.03.2016 13:45
Kamza Basket vijon serialin e fitoreve, ndërsa dje ka mundur Flamurtarin me 31 pikë diferencë në një ndeshje thuajse stërvitore. Një ndeshje, e cila është afruar me tre orë. Që do të thotë nga ora 19:00, që ishte parashikuar të luhej në sallën sportive të Bathores, është bërë në ora 16:00.
Dhe të gjithë basketbollistët e Kamzës kanë pasur mundësinë të shohin dhe ndeshjen më kryesore të Kategorisë së parë, Ardhmëria Basket-Superiori. Sa i përket lojës, ajo ka qenë e dominuar nga fillimi deri në fund nga Kamza Basket. 19-11 është pjesa e parë, më pas 23-11 e dyta dhe në pushim 42-23.
Në të tretën sërish fiton Kamza Basket, 18-8, që thellon në 60-31. Dhe e fundit, edhe pse e ekuilibruar, është përsëri në favorin e Kamza Basket, 12-10 dhe krejt ndeshja 72-41 për djemtë e Adem Muhametajt. Dy ndeshjet e tjera të javës së 14-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, Superligës, luhen sot.
Teuta pret në Pallatin e Sportit “Ramaza Njala” të Durrësit Partizani, në takimin që nis në ora 16:00, ndërsa spikat padyshim në mbrëmje superdueli Tirana-Vllaznia, që luhet në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, duke nisur nga ora 18:00. Kamza Basket kryeson me 26 pikë, 3 më tepër sesa Tirana dhe Vllaznia, që kanë luajtur një ndeshje më pak.
Kamza Basket – Flamurtari 72-41
(19-12, 23-11, 18-8, 12-10)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 14-të
(18-19 mars 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Flamurtari 72-41
Të shtunën:
Teuta – Partizani ora 16:00
Tirana – Vllaznia ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 14 12 2 1028-822 26
- Tirana 13 10 3 997-853 23
- Vllaznia 13 10 3 917-808 23
- Teuta 13 5 8 946-925 18
- Flamurtari 14 3 11 866-1108 17
- Partizani 13 0 13 752-890 13