Nga Gjergj Vyshka 04.10.2014 20:35
Çdo largim të një sportisti keqardhja është e madhe. Sepse Shqipëria ka nevojë për të gjithë. Për t’i plotësuar kushtet dhe për t’i krijuar mundësinëqë të sjellin medalje në të gjitha disiplinat. Sepse edhe një medalje e thjeshtë vlen dhe në Bilardo. Ndaj Nik Malaj nuk duhet të ishte lënë të largohej, pavarësisht se Federata Shqiptare e Bilardos me një numër të madh anëtarësh i ka të kufizuara mundësitë për t’i mbajtur të gjithë.
Por tanimë është fakt i krye, Nik Malaj, fituesi i dy medaljeve të bronzta, do të jetë pjesë e Greqisë. Ndoshta edhe për të mos e dhënë shumë veten për këtë largim të papritur për sportin shqiptar, por të paralajmëruar për familjen e bilardos shqiptare, presidenti Loku mendon të tjerët. Madje edhe duke vazhduar me citatin “jeta vazhdon”, Loku ka paralajmëruar aktivitetin e radhës, që është “Steka e Artë”.
“Sigurisht që nuk do të jetë si herët e tjera në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por vetëm në Tiranë. Një aktivitet i cili do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën e ardhshme”, – ka përfunduar Loku, kurse bilardo shqiptare bëhet gati dhe për aktivitetet e radhës ndërkombëtare. Por ajo që dhemb dhe që mbetet është largimi i Nik Malajt për Greqinë, sepse politikbërësit nuk ditën ta trajnonin dhe ta mbanin.
Ashtu sikurse i takon një sportisti me medalje ndërkombëtare, qofshin këto dhe për bilardon…