AlbanianSport.com 19/01/2024 18:50
ASNN – Trajneri i Kukësit, Stavri Nica, premton besnikëri, homologuTetova kërkon përmirësim. Kukësi është mundur 1-4 përballë Egnatias, por trajneri i verilindorëve, Stavri Nica, premton t’u qëndrojë besnik lojtarëve të tij përtej krizës. Ndërsa homologu i tij rrogozhinas, Edlir Tetova, kërkon ende përmirësim nga skuadra, përtej fitores së thellë të arritur të premten.
“I mërzitur se po hyjmë në një krizë që faktikisht nuk e meritojmë si ekip, – ka deklaruar veterani stolit të Kukësit. – Riformatimi i skuadrës është i vonuara. Një skuadër e formatuar për 2-3 tre ditë apo lojtarë që direkt nga avioni zbresin në fushë, nuk mund të presësh më shumë. Meqë u kemi dhënë fjalën çunave duhet durim punë, asgjë nuk ka mbaruar.”
Në anën tjetër, kreu i stolit të rrogozhinasve ka patur pakënaqësi, sidomos sa i përket përqendrimit të vazhdueshëm të lojtarëve. “Siç kishte gjëra të mira, kishte dhe probleme, – ka deklaruar ai pas ndeshjes. – Lëshuam pak terren, gjë që nuk më pëlqeu. Por me ndryshimet që kemi, janë të pranueshme.” I pyetur më konkretisht çfarë nuk i pëlqeu, Tetova u përgjigj: “Tërheqja e ekipit dhe përballjet një me një!”