Gjergj Vyshka 28.05.2016 16:15
Vincenco Nibali triumfon në etapën e 19-të të Xhiros së Italisë, e cila përfundon me ngjitje në Risul të Francës. Fituesi i Xhiros së Italisë 2013 i ka lënë nga pas dhe i ka stakuar të gjithë në kilometrin e fundit dhe kështu është bërë fituesi i etapës së tretë nga fundi i këtij turi çiklistik.
Fanella e re rozë e Xhiros së Italisë tashmë është kolumbiani Esteban Çavez, që ka ardhur i treti duke qenë 52 sekonda nga vendi i parë i kësaj etape, që ishte Nibali. Ish-kryesuesi i renditjes së përgjithshme të deritanishme, Kruijsvijk, i rrëzuar në dishezë e ka mbyllur etapën duke qenë 4 minuta e 53 sekonda nga Nibali.
Ky i fundit është tashmë i dyti në renditjen e përgjithshme. Mikele Skarponi ka bërë të tijët dy majat ku dhe kanë qenë Çmimet e Mëdha të etapës, që do të thotë në Majën Kopi dhe në Kole del Anjelo në lartësinë 2744 metra, mes mjegullës e dëborës. Shoku i skuadrës së Nibalit i është bashkuar në metrat e fundit, ndërsa e ka ndihmuar atë që të jetë fituesi i etapës.
Ndërkohë Eugert Zhupa ka mbërritur në finishin francez të Risulit në vendin e 103-të duke qenë 36 minuta e 31 sekonda larg Nibalit, ndërsa tashmë nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen e përgjithshme, teksa është i 130-ti.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Rezultatet teknike të etapës së 19-të
(Pinerolo-Risul, 162 kilometra)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Vincenco Nibali (Itali) 4h19’54”
2) Mikel Nieve (Spanjë) + 51”
3) Esteban Çavez (Kolumbi) + 53”
4) Diego Ulisi (Itali) + 1’02”
5) Rafal Majka (Poloni) + 2’14”
6) Alehandro Valverde (Spanjë) – “ –
7) Rigoberto Uran Uran (Kolumbi) – “ –
8) Georg Preidler (Austri) + 2’43”
9) Nikolas Roshe (Irlandë) + 2’51”
10) Hubert Dupont (Francë) – “ –
103) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) 36’31”
Renditja e përgjithshme e Xhiros së Italisë
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Esteban Çavez (Kolumbi) 78h14’20”
2) Vincenco Nibali (Itali) + 44”
3) Stiven Kruijsvijk (Holandë) + 1’05”
4) Alehandro Valverde (Spanjë) + 1’48”
5) Rafal Majka (Poloni) + 3’59”
6) Bob Jungels (Luksemburg) + 7’53”
7) Andrei Amador (Kosta Rika) + 9’34”
8) Rigoberto Uran (Kolumbi) + 12’18”
9) Kanstantsin Siutsou (Bjellorusi) + 13’19”
10) Domeniko Pozovivo (Itali) + 14’11”
130) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 3h45’37”