Gjergj Vyshka 19.12.2014 11:15
Emanuel Lushi dhe Shqiponja Brahja, dy peshëngritës të cilët kanë qenë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Kazakistanit, kanë dalë negativ në analizat e tyre antidoping. Në fakt ata kanë qenë pjesë e analizave që janë kryer në Shqipëri nga laboratori mjekësor pranë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, e cila është e specializuar për një gjë të tillë.
Madje kanë qenë 24 analiza falas për Shqipërinë të ardhur nga Shoqata e Evropës Juglindore për Dopingun, të cilat janë bërë për të gjithë sportistët në vendin tonë. Në të tilla kushte kur Lushi dhe Brahja kanë qenë në Greqi të grumbulluar ashtu sikurse dhe të tjerët, në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes besojnë se analiza B për Begajn, Godellin dhe Pulaku do të dalë në të kundërt të asaj që ka nxjerrë A-ja, ndërsa janë kapur me substancën e ndaluar stanozolol.
Dhe deri më tani nuk kanë dhënë asnjë prononcim për rastet në fjalë, ndërsa të gjithë janë në pritje të letrave zyrtare. Por Lushi dhe Brahja kanë dalë negativ, ndërsa bashkë me to dhe sportistët e tjerë. Dhe për rrjedhojë, laboratori i mjekësisë sportive dhe antidopingut në vend, të paktën dhe sipas doktor Mel Ostreni, ka marrë urimet nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.