Marrë nga “La Giornata Tipo” 10.01.2015 19:15
Nuk është diskriminim, për më tepër as racizëm; jemi në Bolonjë, atje ku kultura sportive është e ndërthurur ngushtësisht me ironinë. Sezoni 2004-2005, flasim për sport pak të zhvilluar e pak të shkëlqyer dhe sulmuesi shqiptarë ishte bërë shpejt pika e referimit e tifozëve kuqeblu, jo vetëm për golat e shënuar, por dhe për ndryshimin që i jepte skuadrës. Përfundon një fazë e dytë e keqe, sërish në “Play-out” shpëtimi është luajtur me Parmën dhe pikërisht një goditje me kokë e Tares zhbllokon ndeshjen e parë përpara se Kardone e Xhilardino të firmosnin përmbysjen.
Në “Dal’Ara” 30 mijë të abonuar në vitin më të mirë të sportit bolonjez: në javë goditja për tre pikë e Ruben Dagllas i kishte dhënë Fortitudit fitoren e titullit “kampion”. “Bëj shaka, por deri në një farë pikë”, – mund të më thoshte Klaudio Ndoja lojtari i parë shqiptar në Serinë tonë A, super protagonist tek Tezenis Verona në Serinë A-Gold. Do të bënte mirë. Sepse ai, me gomone, kishte ardhur seriozisht. Jo sepse Vllaznia e Shkodrës së tij nuk mund t’i garantonte një të ardhme të mirë. Disa javë më parë lojtarët e kësaj skuadre kanë fituar Kupën e Shqipërisë kundër Kamza Basket dhe janë kryesues të një kampionati me gjashtë skuadra.
“Por në vitin 1998 ishte luftë civile, – rrëfen ai. – Të luaje në oborrin e shtëpisë ishte shumë e rrezikshme, sepse binin plumbat nga të gjitha anët”. Dhe atëherë shpejt, së bashku me mamanë Katerina, babanë Paulin dhe motrën Alba, nga Shkodra, quajtur ndryshe Firencja e Ballkanit, drejtohet për në Vlorë të gatshëm për t’u ngjitur në skaf, klasik në një udhëtim mes shpresës e terrorit. Frika është e madhe, janë shumë, bie nata dhe të gjithë e dinë që për gjysmë gabimi gjithçka mund të mbarojë me të vërtetë. Zbarkojnë në Salento, pa dokumente dhe me pak para, dhe brenda disa ditëve Ndojat arrijnë tek një i njohur në Rexhio-Emilja.
Një eksperiencë që Klaudio Ndoja nuk do ta kujtojë dhe as ta tregojë. Do të na mungonte gjithsesi. Jemi vetëm në fillim. Nga Emilja ai zhvendoset në Lombardi, ndryshon katër shtëpi, pesë herë në “Hinterland” milaneze, Bolate, Kornaredo. “Në këtë periudhë ishte gjithçka sikur të mos ekzistoja; pa shkollë, pa miq, pa asgjë prej gjëje, – zbulon ai. – Shkoja në fushë për të luajtur, sepse kam basketbollin në gjak. Por gjithmonë me frikën se do të zbulohesha dhe do të riatdhesohesha”. Rrota kthehet, babai gjen shpejt punë si mekanik, mamaja fillon të punojë në lavanteri”.
Mbi të gjithë, falë dashamirësisë se Don Markos dhe trajnerit Alberto Saki, Klaudio gjen vend së pari në Desio dhe pas dy vjetësh tek Kasalpusterlengo për të përfunduar më pas tek të rinjtë e për të kaluar si i rritur në B1 me Danilo Galinarin dhe Pietro Aradorin. Tre vite të shkëlqyera, një i katërt “mediokër” do ta ketë përfundimin në Sant’Antonio. Prej këtu Ndoja nis xhiron e tij personale nëpër Itali që do ta bëjë të kalojë në shumë skuadra si Borgomanero, Kapo D’Orlando në sezonin 2007-2008, viti i tij i parë në Serinë A, Skafati, Xhesi, Ferrara, Brindisi e Kremona duke mbajtur në këtë skuadër dhe shiritin e kapitenit.
Së fundmi tek Verona atje ku thuhet se gjërat janë duke shkuar mira; kryesues dhe thirrje për “All Stars” të Serisë A2. Në këtë intervistë ka dalë dhe diskutimi për një vajtje në NBA, në pragun e moshës 30 vjeçare, kurse “Gladiatori” ndihet në rregull kështu. Gara e gjuajtjeve për tre pikë disa ditë më parë në Mantova duket se ka qenë “qershiza mbi tortë” për një karrierë të tmerrshme. Nuk është se është “një vrimë në ujë”. Në Borgomanero në Ligën e Dytë, tek kryesuesit e Serisë A në Ferrara, sezonin më i mirë sipas statistikave është 2010-2011, 14.7 pikë të shënuara në 34 minuta lojë.
“Kam luajtur ndeshjen më të mirë dhe më të bukur të karrierës sime, – thotë Klaudio. -Në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve me Rexhio Emiljan kemi fituar një ndeshje kyçe për mbijetesë, kemi arritur në kohën shtesë me një kosh në sekondat e fundit të 40 minutave lojë, si dhe kemi fituar me një kosh magjik të Farabelos përpara të përfundonte i gjithë takimi në kohën shtesë, ndërsa unë kam shënuar 29 pikë. Vërtetë për t’u mbajtur mend”. Në Brindizi fitohet Kupa e Italisë në kategorinë A2 dhe gjithnjë në 2012-ën shënohet një ngjitje historike në Serinë A.
Dy vite të shkëlqyera të mbyllura keq, me një ndarje më tepër se konsensuale të denoncuar, edhe nëpërmjet “Facebook”-ut, gjithnjë nga Ndoja. “Isha shumë i zhgënjyer dhe nuk e meritoja kështu, – pohon ai. – Nuk kanë mundur të provojnë të më bëjnë qoftë dhe një ofertë për shkak të rregullit të shtatë huajve dhe reduktimit të buxhetit. Përkundrazi, më kanë thënë që ke sulmuar”. Pa menduar përdorimin e rrjeteve sociale për të ka ardhur dhe një përndjekje nga Federata. Por Klaudio është i qetë, i sinqertë dhe donte të përshëndeste një publik special që kishte krijuar kore dhe banderola: “Gjithçka që mbetet është Ndoja”.
Vetëm më 2012, lojtari i ardhur nga Shkodra gjen kombëtaren në të cilën nuk është më lojtari me më shumë ndeshje. Bëhet fjalë për Ermal Kuqon, për disa vite një lojtar kyç për Efes Pilsen. Me të rinjtë kishte fituar shënuesin më të mirë, lojtarin më të mirë të kampionatin, si dhe titullin Kampione Evrope në Divizionin C. Dhe kështu, ndërsa Igli Tare është bërë drejtori sportiv i Lacios, Klaudio ëndërron të bëhet një ditë trajner. Pas atij udhëtimi tragjik nga Vlora në Leçe nuk ka asgjë të thjeshtë; një botë më e mirë është e mundur, që të shkojë përtej diferencave dhe lotëve të djeshme. E duhet të besojmë
Curriculum Vitae
Klaudio Ndoja
Datëlindja: 18 maj 1985
Nënshtetësia: Shqiptare/Italiane
Gjatësia: 2.01 m
Pesha trupore: 102 kg
Roli: Sulmues
Karriera si profesionist: Nis që më 2002-in
Klubet ku ka luajtur:
2002-2003 Aurora Desio
2003-2005 Kastelpustelxhero
2005-2006 Sant’Antonio
2006-2007 Borgomanero
2007-2008 Orlandina
2008-2009 Skafati
2009-2010 Aurora Xhesi
2010-2011 Ferrara
2011-2013 Brindizi
2013-2014 Vanoli Kremona
2014-vazhdim Tezenis Verona