Nëntori, muaji i shpresave të mëdha kuqezi, mes ëndrrës dhe sfidave…

Share Button

AlbanianSport.com 01/11/2021 20:55

ASNN – Nëse marsi ose shtatori konsiderohen si muajt prologë të nisjes së një fushate të re eliminatoresh për ekipin kombëtar të të rriturve, nëntori është kthyer vitet e fundit në muajin epilog, aty ku mund të vendoset dhe mund të mbyllet gjithçka… një derë që qëndron e hapur, gjysmë e hapur ose ku mund t’i thuhet lamtumirë një edicioni. Më shumë ndoshta se në sfidat e para, ku lojtarët hynë në fushë për të nisur mbarë një fazë eliminatoresh, në këtë muaj luftohet më shumë, ku në çdo ndeshje luhet “all in”, pasi nuk ka asgjë për të humbur. Më i rëndësishëm 3-pikëshi sesa loja e mirë po aq sa ç’është më i rëndësishëm goli i fitores sesa kartoni, i verdhë, apo qoftë ai edhe i kuq.

Më pak të rëndësishme fjalët, por shumë më shumë veprat në fushë. Një muaj ku emocionet mbërthejnë jo vetëm ata të cilët luajnë për çdo shqiptar, por edhe vetë tifozët, edhe ata të cilët ndoshta janë mërzitur se pse shanset janë të pakta për të kapur vendin e dytë në grup. A-ja. Në fakt gjithçka nis nga A-ja. Një humbje me Poloninë në “Arenën Kombëtare” ka zbehur shanset për të zënë vendin e dytë në grupin I dhe për të arritur fazën “play-off”. Për tifozët ndoshta po, por për ekipin jo. “Do you believe in miracles?”- që përkthehet në shqip “A besoni në mrekulli?” duhet të jetë diçitura e çdo fotoje kuqezi, duhet të jetë në çdo bisedë kur flitet për Kombëtaren, duhet të jetë në ëndrrat e të gjithëve.

Një “Uembley” i madh, mund të kthehet në mjaft të vogël për Kombëtaren e madhe më 12 nëntor 2021. Gjithçka për këtë fushatë emocionuese eliminatore do të përmbyllet në Shqipëri, në ndeshjen e fundit që Kombëtarja do të luajë kundër Andorrës më 15 nëntor, pikërisht me ekipin që e nisi me fitore në fushë të huaj. Por, nëse e marrim me radhë, gjithçka nis më 2 nëntor me Kombëtaren e Nën-17- vjeçarëve, të drejtuar nga trajneri shqiptar Ervin Bulku, njëkohësisht edhe zëvendës trajner i Kombëtares A, të cilët në fakt përmbyllin një fushatë Eliminatoresh. Nuk nisën mirë këto Eliminatore për kuqezinjtë e vegjël, të cilët kanë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të grupit dhe ndeshjen e fundit e kanë kundër Irlandës së Veriut.

E megjithatë, që nga emërimi si trajner i këtij ekipi, trajneri Bulku ka pasur mundësinë të zhvillojë disa seleksionime, grumbullime dhe ndeshje miqësore, duke pikasur elementë të rinj, të cilët pa dyshim do të kthehen në potenciale të sigurta për Kombëtaren e të rriturve. Në 6 ditë, që prej 10 nëntorit e deri më 16 nëntor 2021 do të kemi mundësinë të shijojmë 7 ndeshje, ndoshta si rrallë herë më parë. Mes këtyre ditëve luhen ndeshje mjaft interesante, duke nisur që më 10 nëntor me supersfidën Francë-Shqipëri për Nën-19-vjeçarët e trajnerit Armando Cungu. Ndeshjet e grupit 7 të fazës eliminatore të Kampionatit Evropian 2022 do të zhvillohen të gjitha në Shqipëri.

Natyrisht, me besimin që qeveria e futbollit evropian UEFA i ka dhënë sërish FSHF-së për të organizuar evente të tilla. Ndeshja kundër “gjelave” është ndoshta sfida më interesante e grupit, teksa më 13 nëntor do të luajnë kundër Serbisë e me 16 nëntor, kuqezinjtë e përmbyllin këtë fazë kualifikuesesh ndaj Maqedonisë së Veriut. Ashtu sikurse Bulku, edhe Cungu ka zhvilluar jo vetëm seleksionime e grumbullime, por edhe disa ndeshje miqësore përgjatë këtij viti, ku për shkak të pandemisë, nuk ka pasur mundësinë të ketë gjithmonë bashkë lojtarët që luajnë brenda vendit dhe ata që aktivizohen jashtë. Pavarsisht kësaj, Cungu ka pranuar se elementet nuk mungojnë.

Dhe sigurisht që këtë do e tregojë koha, që duket e mirë për të ardhmen e Kombëtares shqiptare. Shpresat si shpresë për kuqezinjtë e mëdhenj do të luajnë dy ndeshje në fushë të huaj ndaj Sllovenisë dhe Kosovës. Të besuarit e Bushit vijnë pas dy fitoreve të mëdha në muajin tetor kundër sllovenëve dhe Andorrës. E sikur të mos mjaftonin 6 pikët e arta, të cilat i kanë ngjitur kuqezinjtë në vendin e dytë me 9 pikë, tre më pak se Republika Çeke e vendit të parë, ekipi dhuroi edhe një lojë të bukur për të gjithë tifozët e Kombëtares. 4 gola, grintë dhe pasion ishte ajo çka të gjithë pamë në këto dy sfida. “Kapiteni” Bushi kërkon që ta drejtojë ekuipazhin e tij sërish drejt dy fitoreve, që nuk do të jenë të lehta.

Por ky ekip i Shpresave ngjall shpresë dhe ka treguar disa herë se si fitohet. Të gjithë presin ta shikojnë edhe këtë herë. Femrat rikthehen të luajnë ndeshjet e tyre në fundin e nëntorit, ku presin në Shqipëri më 25 nëntor Norvegjinë kryesuese ndërsa më 30 nëntor luajnë ndaj Kosovës në Prishtinë. Një grup i fortë për vajzat kuqezi, të cilat megjithatë deri më tani kanë treguar karakter dhe cilësi në lojë. “Të mundohemi të bëjmë diçka të bukur në këtë grup eliminator, ndonëse kemi përballë skuadra shumë të forta që janë elita e futbollit të femrave në Europë” – u shpreh trajneri Armir Grima në një prononcim për fshf.org pas fitores historike me 5 gola kundër Armenisë në Stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithçka mbetet për t’u parë, për t’u shijuar dhe sigurisht, për t’u gëzuar. Gjithmonë e më shumë, ekipet tona kombëtare janë kthyer në dritaren kryesore përmes të cilave arrijmë të shohim Evropën… Shqipëria e futbollit, Shqipëria e gjithkujt!

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh