Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Shqipërisë minifazë përgatitore në Turqi

Share Button

Shpresat-2014-ekip-Skender-Gega-Gut-Tafaji

Gjergj Vyshka 17.01.2015 08:35

Kombëtarja Shpresa e Shqipërisë, e cila stërvitet nga trajneri Skënder Gega, që nga e diela, të paktën edhe sipas www.fshf.org, do të zhvillojë një minifazë përgatitore në Turqi. Kjo fazë stërvitore do të jetë e gërshetuar dhe me ndeshje miqësore, të cilat do të nisin më datë 20 janar ndaj Iranit. Më pas më 22 janar ndaj U-21 të Ukrainës dhe më 25 janar ndaj U-22 të Kinës.

Në këtë fazë stërvitore, edhe për shkak se nuk janë data të lira nga FIFA dhe klubet nuk i lejojnë lojtarët, do të mungojnë Armir Rrahmani (Partizani), Jurgen Vatnikaj (Partizani), Erion Hoxhallari (Teuta), Klaudio Hyseni (Teuta), Ardit Krymi (Vllaznia), Arlind Kalaja (Vllaznia), Ron Broja (Gent – Belgjikë), Albian Avdiaj (Volfsburg – Gjermani), Valon Ahmetaj (NK Celje – Kroaci), Esad Morina (Shalke 04 – Gjermani), Rei Manaj (Kremoneze – Itali), Endri Çekiçi (Dinamo Zagreb – Kroaci) dhe Enis Gavazaj (Gent – Belgjikë), i dëmtuar.

Nisur nga këto mungesa, Gega ka thirrur për këtë minifazë përgatitore në Turqi: Thomas Strakosha (Lacio), Aldo Teqja (Anorthosis Famagusta – Qipro), Paolo Sokoli (Xhenoa – Itali), Kristi Marku (Honved Budapest – Hungari), Bruno Lulaj (Skënderbeu), Klodian Gino (Aris Selanik – Greqi), Marvin Turtulli (Teuta), Maldin Ymeraj (Panathinaikos – Greqi), Neti Meçe (Niki Volos – Greqi), Nezir Islami (Nuremberg – Gjermani), Kristi Qose (Paok Selanik – Greqi), Vedat Murriqi (Giresunspor – Turqi), Armir Bilali (NK Celje – Kroaci), Isnik Alimi (Kievo – Itali), Mërgim Vojvoda (Standard i Liezhit – Belgjikë).

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit ky zbor do t’i shërbejë kombëtares U-21 të Shqipërisë për përgatitjen e kualifikueseve të ardhshme Evropiane, ndërsa shorti hidhet më 5 shkurt.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00 ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

AlbanianSport.com 12/03/2024 20:15 ASNN – Trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi doli këtë të martë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

AlbanianSport.com 12/03/2024 18:25 ASNN – EURO 2025 për Nën-21-vjeçarët, trajneri Bushi fton

FSHF / Drejtoria Teknike, mbledhje me Komisionin e Ekipeve Kombëtare

FSHF / Drejtoria Teknike, mbledhje me Komisionin e Ekipeve Kombëtare

AlbanianSport.com 03/02/2024 17:05 ASNN – Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF)

Legjionarët / Kristian Shpendi: 3-golëshin ia dedikoj babait & gjithë familjes time

Legjionarët / Kristian Shpendi: 3-golëshin ia dedikoj babait & gjithë familjes time

AlbanianSport.com 22/01/2024 19:50 ASNN – Tregolëshi i parë si profesionist, Kristian Shpendi: “Më

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh