Nën-20-vjeçarët / Serbia shtang Brazilin në finale, shpallet “kampione e botës”

Share Button

Boterori-U-20-logo

AlbanianSport.com 20.06.2015 07:55

ASNN – Kampionati Botëror i Nën-20-vjeçarëve, që u mbajt në Zelandën e Re, ka ulur të shtunën siparin, duke kurorëzuar Serbinë si fituese surprizë të kësaj veprimtarie. Finalja e së shtunës, e cila u zhvillua në kryeqytetin e Zelandës së Re, Ouklend, dhe u soll për sportdashësit, sikundër çdo veprimtari sportive nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka dhuruar emocione nga fillimi deri në fund, por serbët kanë triumfuar me rezultatin 2-1 dhe me një gol të shënuar pas afro 2 orë lojë.

Serbia është shpallur “kampione” e botës për Nën-20-vjeçarët, pasi mundi në finale Brazilin, duke triumfuar me rezultatin 2-1 dhe me një gol, të shënuar pas afro 2 orë lojë. Kjo finale, e cila u zhvillua në kryeqytetin e Zelandës së Re, Ouklend, dhe u soll për sportdashësit, sikundër çdo veprimtari sportive nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka dhuruar emocione nga fillimi deri në fund.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë, ishin serbët ata që kaluan të parët në epërsi, kur Stanisha Mandiç përshëndeti rrjetën e portës braziliane në minutën e 70-të. Por gëzimi i ballkanasve do të ishte jetëshkurtër, pasi vetëm 3 minuta më pasi, Andreas Pereira shënoi për brazilianët, duke barazuar shifrat në 1-1.

Kjo barazi do të zgjasë deri në fund të 90 minutave të kohës së rregullt, duke bërë që gjithçka t’u drejtohet dy kohëve shtesë nga 15 minuta secila. Dhe pikërisht në minutën e 118-të, është Nemanja Maksimoviç ai që fikson fitoren e Serbisë me shifrat 2-1, duke shkruar njëkohësisht edhe emrin e vendit të tij në librin e artë të fituesve të kësaj veprimtarie botërore moshash.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh