Nën-19-vjeçarët / Trajneri Nevil Dede shpall listën për Turneun e Zagrebit

Share Button

AlbanianSport.com 05/08/2019 18:10

ASNN – Kombëtarja e kësaj grupmoshe, pjesëmarrëse në Turneun Ndërkombëtar të Zagrebit në Kroaci. Kështu, nga data 8, deri më 11 gusht 2019 në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, do të zhvillohet një Turne Ndërkombëtar, ku do të marrë pjesë edhe Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve të Shqipërisë në futboll. Për këtë turne, trajneri kuqezi, Nevil Dede, ka thirrur 19 lojtarë, të gjithë të datëlindjes 2001, ndërsa skuadra ka nisur përgatitjet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Kombëtarja shqiptare e Nën-19-vjeçarëve, e cila drejtohet nga trajneri Nevil Dede, do të marrë pjesë në Turneun Ndërkombëtar “International Memorial Tournament”, që do të zhvillohet nga data 8, deri më 11 gusht 2019 në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Në këtë turne, kuqezinjtë e vegjël do të kenë një sfidë të vështirë, pasi shorti i ka vendosur në një grup me Realin e Madridit, Olimpijan e Ljubljanës dhe Dinamon e Zagrebit. Për këtë turne, trajneri kuqezi ka thirrur 19 lojtarë, të gjithë të datëlindjes 2001.

Ndërsa skuadra ka nisur përgatitjet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Në listën e të grumbulluarve nga trajneri Dede, bie në sy se, nga 19 futbollistët e thirrur, 11 prej tyre luajnë në kampionatin shqiptar të kësaj grupmoshe, ndërsa 8 të tjerët jashtë Shqipërisë. Dy prej tyre, Gashi dhe Rexhepi, luajnë me Shkëndijën e Tetovës, Selishta vjen nga FC Kosova, Shabani vjen nga Lejton Orienti në Angli, Karrica nga Dinamo e Zagrebit dhe 3 futbollistët e tjerë, Lucaj, Beu dhe Ibrahimi, vijnë nga kampionati italian i futbollit.

Në eliminatoret e fundit të Evropianit të kësaj grupmoshe, të zhvilluara vitin e shkuar, Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve u mund në të 3 ndeshjet përballë Ukrainës, Norvegjisë dhe Sllovakisë, duke pësuar 5 gola dhe duke mos shënuar dot asnjë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh