AlbanianSport.com 09/11/2021 16:25
ASNN – Kombëtarja e nën-19-vjeçarëve të Cungut mundet 0-4, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Takimi i dytë i Grupit të 7-të i Eliminatoreve të Evropianit të Nën-19-vjeçarëve, që po i luan ndeshjet në Shqipëri, ka qenë ai që u luajt në Stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, midis Francës dhe Shqipërisë. Dhe ndeshja e sjellë gjithashtu për sportdashësit drejtpërdrejt nga transmetuesi publik ka folur për francezët.
Edhe pse Shqipëria e ka gjetur në 10 minutat e para një gol, por që anulohet, sepse ishte i parregullt duke qenë se topi më parë kishte dalë jashtë vijave kufizuese. Virzhinius do të hapë rrjedhën e golave të Francën, duke shënuar të parin në minutën e 28-të. 7 minuta më pas, Matis Abline dyfishon shifrat për francezët. Dhe 5 minuta para fundit të pjesës së parë, është i njëjti autor që shënon golin e tij të dytë dhe të 3-tin për Francën.
Me këtë epërsi të 3-fishtë të miqve do të mbyllen 45 minutat e para në Rrogozhinë. Pjesa e dytë do të shohë Francën të kënaqur të administrojë epërsinë e bollshme, përballë një Shqipërie të pafuqishme për ta vënë në vështirësi. Madje francezët gjejnë edhe një gol të 4-t, pas një ore lojë, pas një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Tshaunas. Gjysmëora e mbetur e ndeshjes nuk sjell gola të tjerë dhe Shqipëria mundet 0-4.
Ndërsa Franca merr 3 pikët e para, që e ngjisin në krye të renditjes së grupit, me 3 pikë, po aq ka edhe Serbia. Në takimet e ardhshme, Shqipëria ndeshet me Serbinë, ndërsa Franca me Maqedoninë e Veriut.