Nën-19-vjeçarët / Shqipëria e Bogdanit mundet 0-3 nga Sllovakia dhe eliminohet

Share Button

AlbanianSport.com 13/10/2018 15:20

ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve pëson humbjen e dytë në grup, këtë herë i japin “leksione” moshatarët sllovakë. Kuqezinjtë e vegjël pësuan disfatën e dytë në grupin e tetë eliminator në kuadër të Eliminatoreve për Evropianin e kësaj grupmoshe. Dueli që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar nuk pati shumë histori, sepse vetëm në pjesën e parë u shënuan tre gola.

Ishte pikërisht Kmeti që realizoi në minutën e 6-të dhe të 30-të, ndërsa Kadaku realizoi golin e tretë në minutën e 32-të. Shqipëria pati një shans të kthehej në lojë me një 11-metërsh në minutën e 33-të, por gjuajtja e Pashës u prit nga portieri mik sllovak. Në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati, edhe pse Shqipëria e nën 19 vjeçarëve iu afrua shumë golit, duke goditur edhe shtyllën.

Por kjo nuk mjafton dhe Sllovakia e Nën-19 vjeçarëve fitoi 3-0, duke marrë kreun e  këtij grupi eliminator. Kurse Shqipëria e 19-vjeçarëve mbetet në vend të fundit me 0 pikë. Trajneri Erjon Bogdani dështon të kalojë kështu të kalojë me skuadrën e tij në fazën tjetër, të njohur si “Elite Round”, pavarsisht rezultatit që mund të prodhojë ndeshja e fundit në grup përballë Norvegjisë, kuqezinjtë sërish nuk arrijnë të shkojnë më tej.

Më 10 tetor, kuqezinjtë e vegjël kishin pësuar disfatë 1-0 përballë moshatarëve të tyre ukrainas. Dy humbje në dy ndeshje janë rezultat që flet vetë, megjithë përmirësimet në lojë në shumë aspekte. Edhe Kombëtares së nën-19 vjeçarëve u mungon goli, njëlloj sikurse dhe me skuadrat e tjera kombëtare që kanë dobësi në repartin sulmues dhe me elementin finalizues.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh