AlbanianSport.com 05.01.2015 20:25
ASNN – Kombëtarja e të rinjve të Shqipërisë, edhe sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, të mërkurën do të ketë një tjetër miqësore me përfaqësuesen e Nën-19-vjeçarëve të Italisë.
Kjo miqësore do të luhet të mërkurën në ora 16:00 në “Elbasan Arena”, ndërsa rreth një muaj më parë një të tillë e kanë luajtur në Itali, atje ku të kaltërtit 19-vjeçarët kanë fituar me rezultatin 3-1.
Për këtë miqësore, trajneri Altin Lala ka zgjedhur këto futbollistë:
Jorgi Muça (PAOK Selanik – Greqi)
Elhan Kastrati (Peskara – Itali)
Ardit Toli (Olimpiakos – Greqi)
David Domgjoni (Tirana)
Aldo Bregasi (Niki Volos – Greqi)
Franc Bakalli (Steaua Bukuresht)
Aris Lalaj (AF Dinamo)
Keidi Bare (Atletiko Madrid – Spanjë)
Agon Xhakaj (Prishtina – Kosovë)
Ardian Krasniqi (Paris SG – Francë)
Esad Morina (Shalke 04 – Gjermani)
Paulo Ivani (Shkëndija e Tiranës)
Dren Llavdoci (Prishtina – Kosovë)
Frederiko Zenuni (Torino – Itali)
Ardit Humolli (Olimpiakos – Greqi)
Genti Dinaj (Dizhon – Francë)
Jugert Binaj (Riding – Angli)
Afrim Thaçi (Sillestrom – Suedi)
Besfort Kolgeci (Eintraht Frankfurt – Gjermani)
Arb Manaj (Kosovë)
Dardan Karimani (Paderborn – Gjermani).