AlbanianSport.com 05/02/2024 20:50
ASNN – Ekipi kombëtar i Nën-19-vjeçarëve nis grumbullimin 3-ditor, zbardhet lista me emrat e 20 lojtarëve të thirrur. Ekipi Kombëtar i Nën-19-vjeçarëve ka nisur nga sot grumbullimin 3-ditor në Kompleksin Tropikal në Durrës, në kuadër të përgatitjeve për të krijuar bazën e skuadrës për miqësoret e radhës dhe për turnetë ndërkombëtarë.
Ky është grumbullimi i parë për trajnerin e ri Bledi Shkëmbi që ka publikuar edhe listën me emrat e 20 lojtarëve të përzgjedhur. Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë të vitlindjes 2006-2007 dhe 18-të prej tyre vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar. Lojtarët e thirrur aktivizohen me Skënderbeun, Teutën, Bylisin, Partizanin, Vllazninë, Tiranën e Dinamon.
Ndërsa dy lojtarët e tjerë Eltion Misini dhe Shaban Memeti vijnë nga kampionati i futbollit në Kosovë. Misini aktivizohet me skuadrën e Ferizajt, ndërsa Memeti me ekipin e Bashkimit. Gjatë dy ditëve të para ekipi kombëtar i Nën-19-vjeçarëve do të kryejë disa seanca stërvitore në kampin e tij në Durrës.
Ndërsa në ditën e 3-të është planifikuar edhe një ndeshje miqësore me Teutën e Nën-19-vjeçarëve. Gjatë këtij grumbullimi trajneri Shkëmbi dhe stafi i tij, do të kenë mundësi të vëzhgojnë nga afër gjendjen e futbollistëve të grumbulluar dhe elementët më të spikatur në të ardhmen do të japin kontributin e tyre edhe në ndeshje zyrtare për Kombëtaren e Nën-19-vjeçarëve.
Më poshtë, edhe lista me emrat e 20 lojtarët e ftuar nga stafi teknik i Kombëtares së Nën-19-vjeçarë për grumbullimin 3-ditor që ka nisur këtë të hënë: