AlbanianSport.com 02/09/2019 13:45
ASNN – Në prag të dy ndeshjeve miqësore me Bosnjë-Hercegovinën, Kombëtarja shqiptare e Nën-19-vjeçareve në futboll, ka nisur grumbullimin në Shkodër, nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede. Ndeshjet janë programuar për t’u zhvilluar në datat 7 dhe 9 shtator 2019, në Zenicë.
Djemtë kuqezi të grupmoshës deri në 19 vjeç do të kryejnë seancat stërvitore në Shkodër deri më 6 shtator 2019, përpara se të udhëtojnë drejt Bosnjë-Hercegovinës. Në urdhërat e trajnerit Dede janë 23 lojtarë, një pjesë e rëndësishme e të cilëve kanë qenë edhe në grumbullimet e mëparshme gjatë këtij viti.
Ato do të ndiqen me vëmendje nga stafi teknik me fokus ndeshjet eliminatore të muajit nëntor, ku Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve do të përballet me Belgjikën, Islandën dhe Greqinë. Turneu eliminator i grupit të Shqipërisë do të zhvillohet në Belgjikë, nga data 13 deri në 19 nëntor 2019.