AlbanianSport.com 22.04.2015 20:55
Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve të Shqipërisë, e cila drejtohet nga Altin Lala, e ka humbur ndeshjen e saj të parë miqësore, teksa është mundur dje në Mostar nga Bosnje-Hercegovina, me shifrat 0-3.
Golat për boshnjakët, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Vrapçiçi”, janë shënuar nga Haliloviç në minutën e 33-të, Gojak në minutën e 40-të dhe Festiç në të 55-tën. Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Podavala”të Gabelit në ora 15:00.
Kësisoj për 2015-tën, Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve të Shqipërisë ka regjistruar 2 fitore (2-0 me Rumaninë dhe 5-0 me Greqinë), si dhe tre humbje (1-2 me Italinë dhe CR Lacio, si dhe 0-3 me Bosnje-Hercegovinën)