Gjergj Vyshka 16.04.2015 17:55
Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve të trajnerit Altin Lala do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Bosnje-Hercegovinën në Mostar, më datat 21 dhe 23 prill 2015.
Për Nën-19-vjeçarët kuqezi, këto janë miqësoret e 6-ta, sepse më parë janë mundur nga Italia, 1-2 në Elbasan. Më pas kanë fituar në Itali, 2-0 me Rumaninë.
Po kështu janë mundur nga CR Lacio 1-2, si dhe kanë fituar 5-0 me Greqinë. Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve grumbullohet sot dhe më 19 prill 2015 niset drejt Bosnjë-Hercegovinës.
Ja dhe futbollistët e grumbulluar nga trajneri i Kombëtares së Nën-19-vjeçarëve të trajnerit Altin Lala për këto miqësore:
Gentian Selmani (Kastrioti), Klevis Hasanbelli (Akademia e Futbollit), Ardian Krasniqi (Paris SG – Francë), David Domgjoni (Tirana), Genti Dinaj (Dizhon – Francë), Kejdi Bare (Atletiko e Madridit – Spanjë), Franc Bakalli (Steaua e Bukureshtit – Rumani), Aris Lalaj (Tirana), Eriv Pula (Tirana), Marko Cema (Partizani), Emiljano Shehu (Platanias – Greqi), Sinisha Rajçeviç (Vllaznia), Rubin Hebaj (Vllaznia), Ylli Cermjani (Gjermani), Bernard Baruti (Hildeshaim – Gjermani), Ardit Humolli (Rapid Vjenë – Austri), Elivis Kovaçi (Akademia e Futbollit), Sherif Kallaku (Akademia e Futbollit), Briland Ahmeti (Akademia e Futbollit), Kristi Jahori (Akademia e Futbollit), Brajan Tola (Tirana), Glejdis Ndraxhi (Teuta), Besmir Rada (Boner SC – Gjermani).