AlbanianSport.com 31/05/2019 13:10
ASNN – Shqipëria e Nën-18-vjeçarëve fiton sërish, kalon në gjysmëfinalet e turneut “Kvarnerska Rivijera 2019”, që po mbahet në Kroaci.
Kombëtarja kuqezi e kësaj grupmoshe, e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, vijon me sukses pjesëmarrjen e saj turneun “Kvarnerska Rivijera 2019”.
Pasditen e së enjtes, kuqezinjtë kanë fituar në çerekfinale me rezultatin 2-1 ndaj Zheljeznjiçarit të Bosnjë-Hercegovinës.
Përfaqësuesja kuqezi e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka (c), Ismaili, Doda, Kuçi, Zahi, Gjini, Stafa, Kuqi (Pruti 80’), Gjumsi (Çormusa 41’), Mema (Musai 75’), Fetahu (Gerxhaliu 65’).
Golat për Kombëtaren e Nën-18-vjeçarëve i shënoi Doda, në të 12-ën dhe Gerxhaliu në të 70-të minutë.
Më datë 1 qershor 2019, do të luhet ndeshja gjysmëfinale, ndaj vendasve të Rijekës, që nis në orën 18:30.