AlbanianSport.com 09/08/2019 19:05
ASNN – Shqipëria e Nën-18-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, ka nisur sot grumbullimin dhe stërvitjet në prag të dy ndeshjeve miqësore, që do të luajë kundër Rumanisë më 13 dhe 15 gusht 2019.
Ndryshe nga Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve dhe ajo e Nën-17-vjeçarëve, që u grumbulluan në qytetin e Shkodrës, Nën-18 vjeçarët kuqezi do të grumbullohen në qytetin e Elbasanit.
Dhe trajneri Uku për këto dy miqësore që do të luhen në “National Football Center Buftea” të Rumanisë, ka grumbulluar 21 lojtarë. Grupi lojtarëve është i larmishëm, me lojtarë nga kampionati shqiptar, por ka dhe shumë të rinj që vijnë nga skuadra të ndryshme europiane dhe kanë grumbullimin e parë me kuqezinjtë.
Lista e lojtarëve të grumbulluar: