AlbanianSport.com 09/08/2019 12:15
ASNN – Shqipëria e Nën-17-vjeçarëve ka nisur sot grumbullimindhe stërvitjet për dy ndeshjet miqësore që do të luajë ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Zenicë. Skuadra e trajnerit Elvin Beqirit është grumbulluar në qytetin e Shkodrës, ku do të zhvillojnë dhe seancat stërvitore.
Për këto dy përballje të Nën-17-vjeçarëve kuqezi, që do të luhen në 13 dhe 15 gusht në Qendrën Stërvitore e Federatës Boshnjake të Futbollit, trajneri Beqiri ka grumbulluar 20 lojtarë, të cilët do të vëzhgohen me kujdes në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet eliminatore të muajit nëntor që do të zhvillohen në Portugali.
Aty ku rivalë, përveç vendasve, janë dhe Ukraina me Gjeorgjinë. Sikundër Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve, edhe ajo e Nën-17-vjeçarëve është grumbulluar sot në qytetin e Shkodrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore përpara nisjes për në Bosnjë-Hercegovinë. Atje, kuqezinjtë e vegjël do të akomodohen në Zenicë, në Qendrën Stërvitore të Federatës Boshnjake të Futbolli.
Në këtë kompleks do të zhvillohen edhe dy ndeshjet miqësore. Bosnjë-Hercegovina, ashtu si edhe skuadra e Elvin Beqirit është duke u përgatitur për fazën eliminatore të muajit nëntor ku do të përballet si kokë grupi me Republikën Çeke, Finlandën dhe Moldavinë.
Ndeshja e parë e kuqezinjve me boshnjakët do të luhet më 13 gusht 2019, duke nisur nga ora 17:00, kurse ndeshja e dytë, më 15 gusht paradite, duke nisur nga ora 10:00. Për këto dy ndeshje miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjes 2003, që luajnë në Shqipëri por dhe elementë që vijnë nga jashtë.
Këto data nuk janë data zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore dhe jo të gjithë lojtarët kanë miratimin e klubeve përkatëse për t’u bashkuar me kuqezinjtë.
Lista e lojtarëve të grumbulluar: