Nën-17-vjeçarët / Kuqezinjtë e Bulkut, edhe dy miqësore në shtator

Share Button

AlbanianSport.com 18/07/2022 19:00

ASNN – Zyrtarizohet përballja e dyfishtë në javën e dytë me Maqedoninë e Veriut. Kështu, Kombëtarja kuqezi e Nën-17-vjeçarëve do të zhvillojë në shtator dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së bashkëmoshatarëve të Maqedonisë së Veriut. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, që në në njoftim të publikuar në faqen e saj zyrtare në internet, sqaron se të dy federatat përkatëse kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në datat 12 dhe 14 shtator 2022.

Sfida e parë e kuqezinjve të vegjël do të luhet në fushë të huaj, më 12 shtator, ndërsa përballja e dytë do të zhvillohet dy ditë më pas në Shqipërisë, teksa mbeten për t’u përcaktuar stadiumet se ku do të luhen, por edhe orari i takimeve. Këto dy sfida shihen si shumë të vlefshme për ekipin kuqezi, që drejtohet nga trajneri Ervin Bulku, i cili do të testojë dhe do t’u japë mundësi lojtarëve që do të thërrasë të tregojnë cilësitë e tyre, për të vendosur më tej për grupin e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të edicionit 2022/2023 për këtë grupmoshë.

Shorti e ka vënë Shqipërinë është shortuar në grupin e 7-të, së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin, dhe ndeshjet do të zhvillohen në formën e një mini-turneu në Kroaci në muajin tetor, përkatësisht në datat 20, 23 dhe 26 tetor 2022. Trajneri Bulku ka shfrytëzuar të gjitha datat e mundshme të UEFA-s, por edhe ditë të tjera për të zhvilluar seleksionime e grumbullime me lojtarë nga brenda e jashtë vendit, për të spikatur elementët më të mirë që mund t’i shërbejnë ekipit kombëtar.

Gjithashtu, Shqipëria e Nën-17-vjeçarëve ka zhvilluar edhe disa miqësore përgjatë këtij viti, teksa të fundit ishin ato ndaj Kosovës në muajin qershor, ku kuqezinjtë morën një fitore dhe një barazim. Sakaq, data e grumbullimit të ekipit dhe lista e lojtarëve kuqezi të thirrur për miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut do të bëhen të ditur në javët në vazhdim në faqen zyrtare të FSHF-së.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh