Nën-17-vjeçarët / Kombëtarja, në testimet e radhës me lojtarët e kampionatit

Share Button

AlbanianSport.com 19/08/2021 22:05

ASNN – Ekipi kombëtar i Nën-17-vjeçarëve është grumbulluar të mërkurën në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz për të zhvilluar një seancë të ngjeshur stërvitore. Nën urdhrat e trajnerit Ervin Bulku dhe stafit teknik janë vënë rreth 20 lojtarë, të cilët për më shumë se 90 minuta u janë nënshtruar testeve fizike dhe mini-ndeshjes së kontrollit.

Stafi teknik kuqezi ka shfrytëzuar këtë moment, kur thuajse të gjitha skuadrat e moshave të kampionatit shqiptar kanë nisur fazën përgatitore dhe po bëhen gati për të nisur sezonin e ri. Edhe pse kanë vetëm disa ditë që i janë rikthyer fushës së blertë, lojtarët e ftuar janë impenjuar maksimalisht në këtë seancë, duke treguar përkushtimin e duhur.

Trajneri Bulku ka zhvilluar vazhdimisht seanca stërvitore dhe përzgjedhje me futbollistët e kësaj grupmoshe që aktivizohen në kampionatin shqiptar për të konsoliduar grupin kuqezi. Duke qenë se Kombëtarja e Nën-17-vjeçarëve do të marrë pjesë në fazën Eliminatore të Evropianit të kësaj grupmoshe, dhe do të ketë përballë në grup rivalë mjaft të fortë si Italia, Skocia dhe Irlanda e Veriut, synimi i stafit teknik është që kuqezinjtë të jenë në nivelin e duhur fizik para sfidave zyrtare.

Për këtë arsye trajneri Bulku ka kërkuar nga lojtarët që në vazhdimësi të intensifikojnë ngarkesën stërvitore në koordinim të ngushtë edhe me përgatitësi atletikë të klubeve ku ata luajnë. Seanca të ngjashme do të organizohen vazhdimisht edhe në javët në vazhdim sa herë që kalendari i kampionateve do t’i japë hapësira stafit kuqezi për t’u takuar me lojtarët që janë grumbulluar vazhdimisht me ekipin kuqezi në muajt e fundit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh