AlbanianSport.com 06.10.2014 11:25
ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit për Grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve ka luajtur të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së 4-t në Kategorinë Superiore, ku Flamurtari dhe Teuta kryesojnë me pikë të plota, 12, si dhe ato të javës së dytë në dy grupet e Kategorisë së Parë. Në këtë Kategori, spikat fakti se 3 nga 5 ndeshjet e grupit A dhe një nga 4 ndeshjet e grupit B, nuk janë zhvilluar.
Ndërkaq, në Kategorinë Superiore, Brian’s i është kthyer fitoreve në kampionatin e paratërinjve, teksa dje në Lezhë ka mundur Partizanin, 2-1. Në përgjithësi, skuadra e Gjergji Filipit e ka dominuar ndeshje. Edhe pse është ndodhur në disavantazh, teksa miqtë nga kryeqyteti kanë shënuar në të 15-n minutë, lezhjanët kanë gjetur forca për të përmbysur rezultatin.
Madje kjo skuadër me lojën që ka zhvilluar, si dhe me rastet për shënim të krijuara, duhet ta kishte fituar më thellë këtë ndeshje. Por këtu nuk duhet mohuar dhe vlera e Partizanit si skuadër, e cila ka dalë në avantazh të rezultatit me golin e shënuar në të 15-n minutë. Brian’s sulmon dhe vetëm 3 minuta më pas, e ka barazuar rezultatin me golin e Smaçit.
Pjesa e dytë ka qenë më e bukur, sepse të dy skuadrat kanë kërkuar golin e fitores. Por atë e ka arritur Brian’s, e cila e ka gjetur me anë të Fetajt, në minutën e 85-të. Në përfundim 2-1 për Brian’s, e cila kështu është ngjitur në kuotën e gjashtë pikëve pas katër javësh kampionat. Kjo skuadër është duke u konsoliduar nga java në javë duke qenë kështu një pjesë e denjë e Kategorisë Superiore.
“Fitorja e ndeshjes ka qenë e merituar për ne. Përgëzoj dy ekipet për lojën korrekte. Jam i kënaqur nga ekipi im për lojën, ndërsa na mungon pak eksperienca e të luajturit në Superiore”, – ka deklaruar trajneri Gjergji Filipi.
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve
Kategoria Superiore
Java e 4-t
(4-5 tetor 2014)
Të shtunën:
Pogradeci – Vllaznia 2-1
Shkëndija Tiranë – Lushnja 4-0
Të dielën:
Dinamo – Skënderbeu 2-0
Besa – Elbasani 3-2
Brian’s – Partizani 2-1
Olimpik – Tirana 1-2
Teuta – Laçi 2-0
Flamurtari – Shkëndija Durrës 1-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Flamurtari 4 4 0 0 10-1 12
- Teuta 4 4 0 0 8-0 12
- Shkëndija Tiranë 4 3 0 1 15-3 9
- Shkëndija Durrës 4 3 0 1 6-1 9
- Tirana 4 3 0 1 10-9 9
- Brian’s 4 2 0 2 8-6 6
- Pogradeci 4 2 0 2 7-6 6
- Laçi 4 2 0 2 6-6 6
- Partizani 4 2 0 2 4-4 6
- Skënderbeu 4 2 0 2 4-6 6
- Besa 4 1 1 2 3-4 4
- Vllaznia 4 1 1 2 2-5 4
- Dinamo 4 1 0 3 3-9 3
- Lushnja 4 1 0 2 2-9 3
- Elbasani 4 0 0 4 3-9 0
- Olimpiku 4 0 0 4 1-14 0
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e dytë
(4-5 tetor 2014)
Të shtunën:
FC Term – Burreli 3-0
Kukësi – Besëlidhja 3-1
Të dielën:
Shkodra – Vllaznimi (nuk u zhvillua)
Porto – Skampini (nuk u zhvillua)
Internaciona – Kastrioti (nuk u zhvillua)
Shkëndija B Tiranë pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Internacional 1 1 0 0 3-0 3
- Shkëndija B Tiranë 1 1 0 0 3-0 3
- Kukësi 1 1 0 0 3-1 3
- Besëlidhja 2 1 0 1 4-3 3
- Porto 1 0 1 0 1-1 1
- Burreli 2 0 1 1 1-4 1
- FC Term 2 1 0 1 3-3 0
- Shkodra 1 0 0 1 0-3 0
- Skampini 1 0 0 1 0-3 0
- Vllaznimi 1 0 0 1 0-3 0
- Kastrioti 1 0 0 1 0-3 -3
Grupi B
Java e parë
(4-5 tetor 2014)
Të shtunën:
AF Dinamo – Tomori 1-0
Të dielën:
Butrinti – Apolonia 0-2
Tirana B – Luftëtari 2-2
Shkumbini – Bylis (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Apolonia 2 2 0 0 4-0 6
- Vlora 1 1 0 0 3-0 3
- Tomori 2 1 0 1 3-1 3
- AF Dinamo 2 1 0 1 1-2 3
- Tirana B 2 0 1 1 2-5 1
- Butrinti 1 0 0 1 0-2 0
- Bylis 1 0 0 1 0-3 0
- Luftëtari 2 0 1 1 2-5 -2
- Shkumbini 1 0 0 1 0-3 -3