AlbanianSport.com 28.05.2015 14:25
ASNN – Skënderbeu dominon futbollin tonë prej pesë vjetësh dhe është numri një në Kategorinë Superiore, por në kategoritë e tjera, sidomos në radhët e skuadrave të moshave, dominojnë klubet e tjera.
Kështu, Flamurtari është shpallur “kampion” i Shqipërisë për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve për sezonin 2014-2015. Vlonjatët kanë fituar 1-0 përballë Vllaznisë në finale, sfide kjo që u zhvillua në Kompleksin Sportiv “Internacional” në Pezë-Helmës.
Trofeu për fituesin është dorëzuar nga Drejtori i Departamentit të Garave Lysien Nurishmi. Dy ditë më parë, për moshat deri në 19 vjeç, titullin e fitoi Partizani i trajnerit Genc Tomori, që mundi në finale Shkëndijën e Tiranës me rezultatin 2-1.