Nën-16-vjeçarët / “UEFA Development”, Kombëtarja, gati për të parën

Share Button

AlbanianSport.com 01/03/2024 20:10

ASNN – Turneu i dytë Evropian për këtë vit i organizuar nga FSHF-ja do të nisë të shtunën me ndeshjet e para të “UEFA development” për Nën-16-vjeçarët. Në këtë turne marrin pjesë Shqipëria, Kosova, San Marino dhe Belize, teksa të gjitha takimet do të luhen në fushat e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet. Të gjitha skuadrat janë grumbulluar prej disa ditësh dhe po përgatiten për turneun “UEFA development” të kësaj grupmoshe. Në program ditën e shtunë janë dy ndeshje.

Sfida e parë e ditës, San Marino-Kosovë do të luhet duke nisur nga ora 11:30. Më pas do të jetë radha e Kombëtares kuqezi të kësaj grupmoshe për të zbritur në fushë, teksa duke nisur nga ora 14:30, Shqipëria do të përballet me Belizen. Kombëtarja e Nën-16-vjeçarëve është grumbulluar që prej 28 shkurtit në Durrës dhe, sipas asaj që përcjell FSHF-ja, përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Të gjithë futbollistët e grumbulluar nga trajneri Ardi Behari kanë shfaqur formë optimale dhe janë gati për takimin e parë ndaj Belizes.

Përsa i përket kalendarit, ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development U-16” do të zhvillohen më datë 4 mars 2024. Takimi i parë i ditës në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Belize-San Marino, që luhet duke nisur nga ora 11:30, ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të përballen së bashku në orën 14:30. Turneu “UEFA Development” për këtë grupmoshë do të ulë siparin më datë 7 mars 2024, me ndeshjet e fundit. Sfida e parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Kosovë-Belize, që nis në orën 11:30, ndërsa Shqipëri-San Marino do të luhet duke nisur nga ora 14:30.

 

Më poshtë kalendari i plotë i ndeshjeve:

 

San Marino – Kosovë          02.03.2024    Shtëpia e Futbollit   ora 11:30

Shqipëri – Belize                  02.03.2024    Shtëpia e Futbollit   ora 14:30

 

Belize – San Marino             04.03.2024    Shtëpia e Futbollit   ora 11:30

Shqipëri – Kosovë                04.03.2024    Shtëpia e Futbollit   ora 14:30

 

Kosovë – Belize                    07.03.2024    Shtëpia e Futbollit   ora 11:30

Shqipëri – San Marino         07.03.2024    Shtëpia e Futbollit   ora 14:30

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh