AlbanianSport.com 05.05.2015 18:45
ASNN – Që nga dita e shtunë ka nisur në vendin tonë turneu ndërkombëtar “UEFA Development”, ndërsa në të marrin pjesë katër ekipe përfaqësuese të grupmoshës së Nën-16-vjeçarëve.
Shqipëria ka mundur në ditën e parë 3-1 Malin e Zi, ndërsa për kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kanë shënuar një dygolësh Kendezi dhe Balla. Ndërkohë që dje po kjo kombëtare ka fituar 1-0 me Armeninë, ndërsa golin e ka shënuar Llanaj.
Të martën, ajo është përballur me Qipron për t’u shpallur fitues të turneut, gjë që ia ka dalë. Nën-16-vjeçarët e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka fituar edhe ndeshjen e tretë të “UEFA Development 2015″, duke u shpallur fitues të ketij turneu.
Ekipi kuqezi ka fituar 1-0 përballë Qipros, me një gol të shënuar në fund të pjesës së parë nga sulmuesi i talentuar Rolando Zenuni. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për trajnerin Bushi në drejtimin e ekipit kombëtar të kësaj grupmoshe.