Nën-15-vjeçarët / Shqipëria, dy miqësore me Malin e Zi në Podgoricë

Share Button

AlbanianSport.com 21/10/2021 17:55

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-15-vjeçarëve rikthehet në aksion pas një pauze të shkurtër, ku për shkak të epidemisë së “Covid-19” nuk ka mundur të marrë pjesë në veprimtarinë e përvitshme që organizohet nga UEFA për këtë grupmoshë. Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) bën me dije se përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me ekipin e bashkëmoshatarëve të Malit të Zi, në datat 26 dhe 28 tetor 2021.

Të dyja ndeshjet do të luhen në Podgoricë dhe do të nisin në ora 14:00. Trajneri i kuqezinjve, Armand Dama do të shpallë listën e lojtarëve të përzgjedhur para grumbullimit që do të nisë më 23 tetor me skuadrën që do të mblidhet në Ulqin. Aty ku do të zhvillojë edhe përgatitjet për dy miqësoret. Grumbullimi kuqezi do të zgjasë 6 ditë dhe stafi teknik do të ketë mundësi të shohë në aksion lojtarë të vitlindjes 2007.

Synimi i këtyre ndeshjeve është për të monitoruar ecurinë dhe gjendjen e këtyre lojtarëve e për të përzgjedhur elementët e perspektivës që mund të jenë të vlefshëm për të kaluar në ekipet kombëtare të Nën-16, Nën-17-vjeçarëve e me radhë. Në vitin 2021 nuk u zhvillua UEFA Develpoment Tournament, turneu për grupmoshën e Nën-15-vjeçarëve, pasi UEFA e anuloi për shkak të epidemisë së “Covid-19”, ashtu siç bëri me disa veprimtari të tjera për moshat.

Sidoqoftë, vitin e ardhshëm kjo veprimtari pritet të zhvillohet normalisht dhe Shqipëria do të përfaqësohet me Kombëtaren e grupmoshës së Nën-15-vjeçarëve si zakonisht. Për këtë arsye stafi teknik i përfaqësueses së kësaj grupmoshe ka nisur nga puna për rindërtimin e skuadrës, pasi pritet që shumë lojtarë të jenë për herë të parë në këtë skuadër. Këto lojtarë në fakt nuk do të jenë të panjohur për specialistët e ekipeve kombëtare, pasi kanë pjesë e përfaqësueseve rajonale dhe kanë marrë pjesë nëpër turnetë e organizuara nga Zyrat Rajonale të FSHF-së.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh