AlbanianSport.com 11/03/2024 14:25
ASNN – Kombëtarja e Nën-15-vjeçarëve, grumbullim 3-ditor me lojtarë që aktivizohen në kampionatin shqiptar. Kështu, Kombëtarja e kësaj grupmoshe ka nisur nga sot një grumbullim tre ditor rutinë me disa lojtarë të datëlindjes 2010. Ekipi i drejtuar nga trajneri Armand Dama në mëngjesin e kësaj të hëne është grumbulluar në Tiranë dhe seancat stërvitore do të kryen në mjediset e “Shtëpisë së Futbollit”.
Trajneri Dama ka publikuar edhe listën me 20 futbollistët e thirrur, të cilët aktivizohen në klubet dhe akademitë e futbollit shqiptar. Kjo do të jetë përzgjedhja e dytë e Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve, brenda një kohe të shkurtër. Përveç seancave stërvitore, në ditën e 3-të të grumbullimit do të organizohet edhe një miqësore.
Stafi teknik i Kombëtares së kësaj grupmoshe do të vazhdojë nga afër lojtarët e grumbulluar për të formuar në të ardhmen një grup solid. Përveç grumbullimeve zyrtare, çdo javë me futbollistët e talentuar punohet në mjediset e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të projektit “Step By Step”, që ka si qëllim të angazhojë të gjithë kuqezinjtë e vegjël që luajnë në Shqipëri.
Më poshtë edhe lista e 20 lojtarëve të thirrur nga trajneri Armand Dama për grumbullimin 3-ditor: