Nën-15-vjeҫarët / Dama: Ka elementë shumë cilësorë në këtë moshë

Share Button

AlbanianSport.com 02/03/2021 19:15

ASNN – Shqipëria e Nën-15-vjeҫarëve, nën drejtimin e trajnerit Armand Dama, është duke zhvilluar një grumbullim 3-ditor në kompleksin Tropikal, për të parë nga afër elementët e datëlindjes 2007 që janë përzgjedhur nga ekipet përfaqësuese rajonalë, të organizuar në 8 zyrat rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Për të folur mbi përgatitjet dhe grupin e lojtarëve në dispozicion, trajneri Dama ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare në Internet të organizmit që qeveris futbollin në vend, ku nuk ka hezituar të bëj një falenderim për besimin që treguan ndaj tij duke e rikonfirmuar në drejtimin e Nën-15-vjeçarëve.

“Duhet të falenderoj Presidentin e Federatës, Armand Duka, dhe stafin e ekipeve kombëtare, për besimin që tregoi ndaj meje duke më besuar përsëri drejtimin e Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve. – Mendoj se kemi punuar mirë dy vitet e para me këtë skuadër dhe premtoj se do të vazhdoj në të njëjtën rrugë.”

“Ne kemi përzgjedhur element nga e gjithë Shqipëria, duke bërë një ri-përzgjedhje, sepse së pari janë përzgjedhur nga stafet e ekipeve përfaqësuese rajonale, duke ditur që kemi 8 zyra rajonale të cilët kanë përzgjedhur lojtarët më të mirë në zonat e tyre”, – ka vijuar trajneri.

“Ne më pas kemi përzgjedhur lojtarët më cilësorë të datëlindjes 2007, që këtë vit do të jenë pjesë e skuadrës kombëtare, – ka sqaruar Dama. – Ka lojtarë cilësorë, shpresoj të punojmë mirë dhe t’i përgatisim mirë lojtarët, për t’i ҫuar më pas tek Nën-17-vjeçarët dhe më lart.”

“Ka element shumë cilësorë, gjithmonë në ҫdo brez kemi pasur individë cilësorë, të cilët më punë të mirë do të ecin për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues në të ardhmen”, ka përfunduar trajneri i kuqezinjve. Ditën e fundit të grumbullimit, skuadra kombëtare e Nën-15-vjeҫarëve do të zhvillojë një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e Teutës së Durrësit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh