Në veprimtaritë ndërkombëtare duhet të çojmë notarët më të mirë!

Share Button

bashkim-aliraj

* Nga Bashkim Aliraj 03.12.2016 11:35

“Nuk mund të çojmë notaret për meritat e prindërve, por për meritat e tyre. Apo t’i çojmë se janë të pasur e kanë lekë. Kjo duhet ndaluar urgjentisht nga Federata Shqiptare e Notit”. Sot për sot, me përjashtim të notarit të talentuar Sidni Hoxha, nuk kemi asnjë notar tjetër që të përfaqësojë denjësisht vendin tonë në veprimtaritë ndërkombëtare të notit, sidomos në ato Botërore, Evropiane dhe Lojërat Olimpike. Por më e keqja është edhe kur çojmë sportistë, në këto gara shkojnë notarë me nivel më të ulët, siç ndodh në Kampionatin Botëror të Pishinave të Mbyllura në Kanada nga data 6, deri më 11 dhjetor 2016.

Konkretisht notari Klaudio Meçe, që është notari më i mirë, kampion dhe rekordmen në garat 400, 800 dhe 1500 m stil i lirë, nuk shkon, ndërsa në vendin e tij janë dy të tjerë. Klaudio tani stërvitet në SHBA dhe ka rezultate që bëjnë diferencë në këto gara. Sikurse nuk shkon notarja Nikol Merizaj, por shkon notarja Alesia Neziri. Rezultatet e notares Nikola Merizajt janë shumë më të mira se ato te notares Alesia Neziri. Dhe në Lojërat Olimpike në Rio vendi ynë u përfaqësua me notaren Nikola Merizaj. Por ajo që më ka çuditur, dhe është për të ardhur keq, është fakti që mësova nga Sport Ekspres se notari Deni Baholli do të shkojë në këtë veprimtari me shpenzimet e veta.

Ky është një notar që i ka dhuruar vendit për disa vite radhazi rekorde kombëtare në garat 50, 100 e 200 m bretkosë dhe është notari më i mirë. Ky është notar shumë i mirë dhe në garën e 50 metra stil i lirë. Përse duhet të shkojë në Kampionatin Botëror të Kanadasë, Franc Aleksi, ndërsa nuk bëri gara as në Kampionatin Kombëtar të Të Rriturve në shtator 2016? Për më të tepër që Kampionati Kombëtar për Të Rritur është evenimenti më i mirë dhe më i rëndësishëm për notarin. Ky notar edhe në Kupën e Shqipërisë në muajin korrik nuk mori pjesë dhe po ky notar gëzon edhe bursën olimpike nga Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Mendoj se edhe zgjedhjet e garave nuk janë bërë të drejta. Përse duhet të ketë dy notar në stilin e lirë në distancat 400, 800 e 1500 metra, kur shumë mirë, në këtë veprimtari, mund të shkonte dhe notari 17-vjeçar i Butrintit, Arapaj, që stërvitet tani në Gjermani? Ai doli kampion me të rinjtë dhe të rriturit në garat 100 dhe 200 metra shpinë dhe në 50 metra stil i lirë në shtator. Nuk duhet të harrojmë dhe faktin se rezultatet tona në garat e 400, 800, 1500 metra kanë diferencë shumë të madhe me notarët e huaj dhe kjo gjë bie lehtësisht në sy. Mendoj se nuk duhen bërë diferencime me notarët, disa i çojnë me shpenzimet e shtetit dhe disa me të tyret.

Shkuarja në veprimtari ndërkombëtare të notit nuk është çështje dëshire e kënaqësie. Ajo është detyrim dhe përgjegjësi e madhe. Ne duhet të shkojmë në këto gara me notarët më të mirë në mënyrë që të përfaqësohemi sa më denjësisht. Notarja Alesia Neziri shkon me lekët e shtetit, kurse notarja Ledia Allaraj, që është kampione e rekordmene në garën e 50 metrave shpinë me fëmijët, të rejat dhe të rriturat, shkon me lekët e saj. Kjo nuk është e drejtë. Nuk mund të çojmë notaret për meritat e prindërve, por për meritat e tyre. Apo t’i çojmë se janë të pasur e kanë lekë. Kjo duhet ndaluar nga Federata Shqiptare e Notit.

Nuk ka përse të shkojmë në këto veprimtari me 7-8 notarë për të thënë që kemi not ose “Jena mirë”. Sepse e pakta duhet të kishim shkuar me 4 notarë cilësorë. Atyre t’u krijojmë dhe kushte për stërvitje, sepse, në këto gara, notarët shpesh shkojnë pa u grumbulluar dhe pa u stërvitur intensivisht. E këto veprime për notin nuk janë të rastësishme. Notarët dhe trajnerët shpesh i cakton sekretarja e Federatës, apo presidenti i notit, kur në fakt duhet t’i propozojë Këshilli i Trajnerëve.  Unë jam në këtë këshill dhe nuk di asgjë vetëm kur merren vesh nga njoftimet në gazeta. Këto veprime edhe herë tjetër janë kritikuar nga trajnerët.

Vitin e kaluar trajnerët në shumicë, me përjashtim të dy vetave, firmosën edhe një peticion për rregulloren e Këshillit të Trajnerëve. Iniciativë kjo e ndërmarrë nga trajneri i Tiranës, Arjan Fetishaj. U shkruajt dhe në gazetën “Panorama Sport”, por gjendja vazhdon të jetë po ajo. E sa kohë në krye të Federatës Shqiptare të Notit do të jetë një sekretare e përgjithshme jashtë profilit dhe e paaftë punët kështu do të shkojnë. Edhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve (MAS) ka përgjegjësi për këtë gjendje. Vladimir Gjonaj si Drejtor i Sporteve në MAS nuk ka pse qëndron indiferent dhe të bëjë sikur nuk shikon dhe dëgjon asgjë.

Përsa i përket fondeve që merr Federata Shqiptare e Notit është thënë nga Sekretarja e Përgjithshme se ato janë shumë të pakta deri në 15 milionë lekë të vjetra. Tani u mor vesh që për Kampionatin Evropian në Londër janë dhënë 10 milionë lekë të vjetra nga Ministria. Nëse Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka kaq shumë fonde le t’i vërë në dispozicion të notit për të blerë në tabelë elektronike, sepse garat bëhen akoma me kronometër më keq se në vitet 1961-1965. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi tabelë elektronike për garat. Nuk jemi kaq fukarenj, por vetëm se mungon kujdesi dhe interesimi nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

 

* Trajneri i Jon Vlorë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh