AlbanianSport.com 08/01/2021 17:55
ASNN – Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka njoftuar për disa ndryshime të volga në kalendarin e javës së 13-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Kështu, ndeshjet Kastrioti-Skëndërbeu, Laҫi-Kukësi dhe Bylis-Tirana, të planifikuara për t’u luajtur të shtunën, duke nisur nga ora 13:45, janë afruar me 15 minuta, duke parë mungesën e sistemeve të ndriҫimit në këto stadiume.
Dy ndeshjet e tjera të javës, Vllaznia-Teuta, e cila zhvillohet sonte në Stadiumin “Loro Boriҫi” të Shkodrës dhe Partizani-Apolonia, e cila zhvillohet ditën e shtunë në Stadiumin “Elbasan Arena” nuk kanë asnjë zhvendosje.
Kategoria Superiore
Java e 13-të:
Të premten, 9 janar 2021:
Vllaznia – Teuta Ora 18:00
Të shtunën, 10 janar 2021:
Kastrioti – Skëndërbeu Ora 13:30
Laҫi – Kukësi Ora 13:30
Bylis – Tirana Ora 13:30
Partizani – Apolonia Ora 16:45