AlbanianSport.com 12/06/2018 14:20
ASNN – Në seancën e paradites, e cila ka qenë e para pas fazës së grupeve të Ligës së Argjendtë të Evropës, kombëtarja e femrave në volejboll, drejtuar nga Altin Martiri dhe Roland Tarja, ka bërë stërvitje pa rrjetë.
Ka ndodhur kështu pasi të shtunën në sallën olimpike “Feti Borova” është zhvilluar turneu ndërkombëtar në karate “Energjia” e në këtë mënyrë salla është zhveshur nga gjithçka që i përkiste volejbollit.
Ka mbetur vetëm tarafleksi mbi të cilin janë vënë tapetet e karatesë. Fillimisht është imagjinuar sikur të ishte rrjeta në mes, pra një volejboll virtual, e më pas me shumë vështirësi janë vënë shtyllat dhe rrjeta dhe gjithçka ka vijuar normalisht.
Por të gjithë duhet të kuptojnë se, sot për sot, volejbolli është krenaria e sportit shqiptar dhe meriton të trajtohet ndryshe, të paktën në nivelin e përfaqësueseve…