Gjergj Vyshka 29.12.2014 11:35
Kampionati i Ndeshjeve të Lira nuk është më risi për sportin shqiptar dhe për sportdashësit tanë, sepse tashmë është kthyer në traditë. Është kthyer në një veprimtari tradicional për festat e fundit, por që sivjet është zhvilluar në orët e mesditës për të krijuar dhe një mjedis të ngrohtë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë kampionat.
Ndeshjet e lira janë gërshetimi i të gjitha disiplinave të arteve parciale, atje ku dje është konkurruar në MMA, të rritur e të rinj, Kikboks, të rritur dhe të rritura, si dhe “grapling”. Kanë qenë 41 pjesëmarrës, 38 djem dhe 3 femra, të cilat kanë përfaqësuar 9 skuadra nga e gjithë Shqipëria.
Dhe e gjithë kjo pjesëmarrje e ka kënaqur presidentin e Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizai, si dhe drejtorin teknik Anastas Kobuci. Sipas presidentit Rizai synohet jo vetëm shtimi i aktiviteteve, por dhe pjesëmarrja dinjitoze në të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare.
Por ajo që ra në sy është se kampionati kombëtar i ndeshjeve të lira nuk ka pasur as vëmendjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe as të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pavarësisht se, sikundër këmbëngulin organizatorët, këto të fundit kanë qenë të ftuara.
Ndërkohë ajo që duhet theksuar është fakti se nuk ka pasur aksidente, që një sport i tillë, në një kafaz hekuri gjashtëkëndësh i ka të zakonshëm. Në fund “Albania Fight Club” dhe MMA-ja kanë qenë ato skuadra të cilat kanë dominuar Kampionatin e 2-të Kombëtar të Ndeshjeve të Lira.
Rezultatet teknike të
Kampionatin e 2-të Kombëtar
të Ndeshjeve të Lira
MMA (Të rritur)
Pesha – 60 kg Donald Kaziu (Iliria)
Pesha – 66 kg Oligert Grica (Iliria)
Pesha – 70 kg Ervin Shameti (AFC)
Pesha – 77 kg Naim Seferi (AFC)
Pesha – 84.5 kg Ilirian Hoxha (AFC )
Pesha – 93 kg Fation Rabiaj (JFC)
Pesha + 93 kg Elios Myftiu (AFC)
Kikboks (Të rritura)
Pesha – 70 kg Rashel Kolaneci (AFC)
Kikboks (Të rritur) Oliger Myftaraj (Elbasani)
MMA (Të rinj)
Pesha – 74 kg Manuel Gaxha (Adi Kuan)
Kikboks (Të rinj)
Pesha – 52 kg Kristi Lamçe (JFC)
Pesha – 62 kg Albert Hoxha (Albpetrol)
Pesha +68 kg Hermes Kllogjeri (Elbasan)
Grapling
Pesha – 77 kg Joan Zhaba (MMA)
Pesha – 81 kg Julian Maloku (MMA)
Pesha – 93 kg Elios Myftiu (AFC)
Pesha + 93 kg Bruno Xhaferri (MMA)