AlbanianSport.com 27/02/2021 15:55
ASNN – Pasi ka luajtur të premten përballjen e parë të javës së 21-të, ku Teuta dhe Vllaznia u ndanë në një barazim 2022, të shtunën janë luajtur 3 duele të tjera të Kategorisë Superiore, që kanë nisur prej orës 13:00. Sigurisht spikati mbi të tjerat klasikja e futbollit shqiptar, aty ku Vllaznia ka pritur Tiranën në Shkodër, duke kërkuar 3 pikët.
Bardheblutë, me mungesa në këtë ndeshje, kanë arritur të dhurojnë të papriturën, duke kapërcyer pësimin e një goli të shpejt dhe duke fituar me rezultatin 2-1. Një frenim mjaft i fortë ky për shkodranët, që mund të humbasin epërsinë në krye të renditjes. Në një orar me këtë duel janë luajtur edhe dy “finale” të tjera, ato për mbijetesën në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Ndërkaq, Bylisi ka pritur Skënderbeun, duke fituar 1-0 dhe duke marrë 3 pikët që janë shumë të rëndësishme për ballshiotët, sikurse do të ishin edhe për Kastriotin që është ndeshur me Apoloninë në Kamëz. Krutanët me një fitore do të ishin mjaft të qetë në vazhdim, por nuk ka ndodhur kështu, sepse përballja me fierakët është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Java e 21-të e Kategorisë Superiore mbyllet pasdite në Stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku prej orës 16:00 Partizani përballet me Laçin. Dy skuadra që duan titullin kampion dhe vijnë pas një serie rezultatesh pozitive dhe që do të bëjnë maksimumin për të marrë pikët e plota sot, sidomos duke patur parasysh se Vllaznia është ndalur nga Tirana dhe kreu është shumë afër.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA e 21-të
Të premten, 26 shkurt 2021:
Teuta – Kukësi 2-2
Të shtunën, 27 shkurt 2021:
Vllaznia – Tirana 1-2
Bylis – Skënderbeu 1-0
Kastrioti – Apolonia 0-0
Partizani – Laçi (16:00)