AlbanianSport.com 25.04.2015 17:55
ASNN – Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur sot të gjitha ndeshjet e javës së 24-tët në të dy grupet e saj dhe, sikundër ndodh në çdo fundsezon, ka sjellë rezultate të papritura.
Ka patur gjithashtu një tjetër fitore të pazakontë, si ajo e javës paraardhëse midis Bylisit dhe Tomorit, që përfundoi 10-0, por këtë herë ishte radha e Mamurrasit në Grupin A që ka mposhtur me të njëjtin rezultat në shtëpi Veleçikun.
Kjo fitore ka shijuar shumëfish për Mamurrasin, pasi rivalja kryesore dhe kryesuesja aktuale, Tërbuni, është ndalur në një barazim pa gola në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë vendase.
Ka qenë një ndeshje të mbushur me tension ku janë nxjerrë 6 kartonë të kuq dhe tashmë diferenca midis vendit të parë dhe atij të dytë është vetëm 2 pikë. Ndërkohë ka përfituar edhe Besëlidhja, që ka realizuar në minutën e fundit të lojës, me anë të Malos, duke e mbyllur takimin me fitore minimale 0-1.
KATEGORIA E PARË
JAVA E 24-T
GRUPI A
Të shtunën, 25 prill 2015:
Mamurrasi – Veleçiku 10-0
Shënues: Voci 5’, Tanushi 14’, 16’, 19’, Karapici 27’,
Feliks 75’, Bytyçi 78’, Pino 80’, Beqiri 85’, Ndreca 89’
Fusha Sportive, Mamurras
Burreli – Besëlidhja 0-1
Shënues: Malo 90’
Fusha Sportive “Liri Ballabani”, Burrel
Iliria Fushë-Krujë -Tërbuni 0-0
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
Kamza – Ada Velipojë 2-0
Shënues: Mehmeti 5’(11-m.) Blloku 35’
Stadiumi i Kamzës
Besa – Kastrioti 2-1
Shënues: Sallaku 45’, 75’ / Stivën 27’
Stadiumi “Besa”, Kavajë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tërbuni Pukë 24 19 5 0 50-11 62
- Mamurrasi 24 19 3 2 51-11 60
- Besëlidhja 24 19 2 3 50-11 59
- Burreli 24 10 1 13 34-36 31
- Iliria Fushë-Krujë 24 7 6 11 18-23 27
- Kastrioti 24 7 4 13 25-31 25
- Kamza 24 7 4 13 22-41 25
- Ada Velipojë 24 6 3 15 23-48 21
- Besa 24 4 8 12 23-38 20
- Veleçiku Koplik 24 3 2 19 20-66 11